Kati i dytë i një banese në zonën e Porcelanit në Tiranë pranë xhamisë “Xhura” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Mësohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.