• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikë nën shenjën e pistoletës

23:17 | 29/03/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Flokë të gjata, xhup i zi treçereksh lëkure që fsheh barkun e rrumbullaktë, xhinse, këpucë të zeza me majë, aromë therrëse qepe dhe alkooli dhe një pistoletë pa këllëf (klluf, quhej atëherë), që mbahej pak mbi fundin e shpinës. Ky ishte identikiti i portretit të pushtetit në fillimin e viteve 90’. Njëlloj si shtëpitë tipike të komunizmit që ndanin të njëjtin peisazh me njëra-tjetrën, edhe njerëzit e pushtetit të postkomunizmit ishin pothuaj identik me njëri-tjetrin. Tek të parat, shtëpitë, ishte televizori mobilja më e kushtueshme, tek të dytët (pushtetarët) ishte pistoleta. Zakonisht një TT e madhe e zezë që “pronari” e demonstronte ku të mundte; në lokal, me miqtë, me vajzat, në punë, në provimet e juridikut, në rrugë, në gjetjen e tokës së gjyshit në bregdet apo në mes të Tiranës dhe shndërrimin pronar dhe kudo.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Kudo e kurdo pistoleta ishte simbol.

Pistoleta ishte shenjë.

Pistoleta ishte status.

Dhe nën shenjën e saj njiheshin njerëzit e pushtetshëm të viteve ’90: banditë të vegjël lagjesh që hapeshin b… në lagje, punonjës policie pa asnjë lidhje me policinë apo agjentë të SHIK pa asnjë lidhje me një shërbim të fshehtë.

Shqipëria sot ka ndryshuar. Eshtë bërë më moderne, natyrisht. Sot është në modë të mbash flokë të shkurtëra. Nëse flokët kanë nisur të bien, mund edhe t’i qethësh zero. Xhupi është i lehtë dhe me pupla. Mbi të gjitha duhet të jetë me ngjyra. I kuq, i gjelbër, blu, i verdhë. Xhinset mund të jenë sërish të pranishme, pantallonat ngjyrë portokalli nuk janë përjashtim, kurse atletet mund të jenë edhe të kuqe. Në vend të pistoletës një celular tabletë është aksesor i pazëvendësueshëm. Celular pa këllëf (klluf) lëkure sepse duhet dhënë ideja që nuk ke pse e mbron shumë aparatin, sa kohë që në kohën e konsumizmit, ekrani i dëmtuar nuk ndërrohet, por ndërrohet vetë celulari. Një kapele në kokë, e modeleve të ndryshme është gjithashtu një element i rëndësishëm i paraqitjes. “Kaubojsi” i PS-së e ka sjellë në modë modën e dikurshme të barinjve të filmave amerikanë me aventura. Një shall me ngjyrë do të ishte i nevojshëm për qafën e burrit si korseja për barkun e grave. Ky është pak a shumë identikiti i një djali modern të sotëm. Që shumë-shumë pi vetëm whisky; që tymos puro të holla dhe që mban në makinë me dosmosdo edhe parfum, edhe spray për gojën.

Në protestën e opozitës tek parku i Liqenit, këtë identikit modern e plotësonte një deputet i PD-së. Që për një mijë e një arsye është bërë lajm në këto tre vjet opozite të PD-së për gjëra që kanë të bëjnë më pak me fjalën dhe më shumë me veprimin. Strazimiri është fotografuar të hënën me pistoletë në pjesën e pasme të shpinës. Ai vetë dhe kolegë të tij e kanë mohuar që sendi i fotografuar ishte armë. Vetë deputeti thotë se ai shëtit i armatosur vetëm me të vërtetën. Pa shpjeguar vetëm një detaj: e vërteta rri përpara dhe nuk mbahet pas shpine.

P.S. Ka pasur raportime që punonjës të policisë në parkun e Liqenit kanë qenë me armë. Ligji për tubimet publike e ndalon një gjë të tillë. Lipset një hetim urgjent dhe i thelluar për një rast të tillë. Nëse verifikohet, kjo është një vepër penale. Nevojitet transparencë maksimale, shpejtësi në reagim dhe shpjegim i qartë publik për këtë akuzë që artikuloi opozita.

Për deputetin është diçka më ndryshe. Nëse provohet, kundravajtja e tij nuk është vetëm penale. Mbi të gjitha ajo është kundravajtje morale. Sepse nuk mundet që një deputet t’i ngjajë identikitit të tipave të viteve 90’. Njëlloj siç mendonte dikur vetë Strazimiri për deputetët socialistë, të cilët edhe e dhunuan fizikisht në të paktën dy episode të rëndë. Nuk ja vlen politika nën shenjën e pistoletës. Siç thotë dhe ligji për dekriminalizimin, fundja, që e votoi dhe Strazimiri. Sepse sot e nesër, ngjyra e kapeles në kokë, nuk kushtëzon asnjëherë se çfarë ka vetë koka brenda, kurse lloji i pisqollës, dëshmon dhe çfarë fishekësh përdor ai. 

/javanews.al/

Etiketa: këllëfkllufkonsumizmilëkurëLorenc Vangjelipolitikëshenjën e pistoletëstransparencëtubime

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Luksemburgu, një tjetër eksperiment i shkuar dëm

Luksemburgu, një tjetër eksperiment i shkuar dëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Krerët e shtetit homazhe te varrezat e Dëshmorëve, nuk mungojnë… –

Krerët e shtetit homazhe te varrezat e Dëshmorëve, nuk mungojnë… –

10:25 | 29/11/2023
Edhe Spanja është e acaruar –

Edhe Spanja është e acaruar –

10:21 | 29/11/2023
Masakroi mësuesen britanike, i dënuari i parë që kthehet në Shqipëri –

Masakroi mësuesen britanike, i dënuari i parë që kthehet në Shqipëri –

10:09 | 29/11/2023
FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, ‘zhduket’ drejtuesi –

FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, ‘zhduket’ drejtuesi –

09:57 | 29/11/2023
Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026 –

Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026 –

09:51 | 29/11/2023

Më Të Lexuarat

  • Krerët e shtetit homazhe te varrezat e Dëshmorëve, nuk mungojnë… –
  • Edhe Spanja është e acaruar –
  • Masakroi mësuesen britanike, i dënuari i parë që kthehet në Shqipëri –
  • FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, ‘zhduket’ drejtuesi –
  • Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026 –
  • FOTO-VIDEO/ Shqiptarët ngritën flamurin në Londër, disa të arrestuar –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Krerët e shtetit homazhe te varrezat e Dëshmorëve, nuk mungojnë… –
  • Edhe Spanja është e acaruar –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com