Politikanët që tradhtuan ambasadorët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikanët që tradhtuan ambasadorët

19:56 | 09/06/2016
në Opinion
0

Nga Desada Metaj

Të drejtpërdrejtë dhe këmbëngulës. Këto dy përcaktime duket se i shkojnë shumë për shtat ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe zonjës Vllahutin. Të paepur për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi, dy diplomatët e lartë duket se e kanë humbur durimin dhe po bëhen gati të luajnë kartën e fundit. Atë të votës “pro” që mund të japin “delet e zeza” të opozitës.

“Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të Parlamentit të vendosin, nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë.”

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Me këtë fjali, Ambasada e SHBA-së ka treguar qartë jo vetëm pakënaqësinë për qëndrimin e PD-së në negociatat për reformën, por dhe ka paralajmëruar se ndoshta deputetë të veçantë të opozitës mund të jenë pjesë e votës pro për reformën.

Kush më shumë se Lulzim Basha do të ishte i frikësuar për këtë?!

Vetë kryetari i PD-së, siç duket, prej kohësh ka patur sinjale se deputetë të grupit të tij parlamentar, me mbështetjen e ambasadorëve Lu dhe Vllahutin mund të votojnë për reformën. Ndaj, për këtë, me një gjuhë të huazuar keqas nga paraardhësi i tij në këtë post, kreu demokrat shkoi larg dje duke deklaruar se nëse dikush do të votonte ndryshe nga vendimi politik i grupit demokrat do të kishte dhe djegie mandatesh.

Por, sot ripërsëritja e mbështetjes për qëndrim personal lidhur me reformën nga Ambasada Amerikane, ndoshta mund të ketë ndikuar tek disa deputetë të kësaj partie. Bëhet fjalë për ata ligjvotues, që kohët e fundit kanë patur dhe debate me kryetarin Basha për qëndrimin kaotik të opozitës lidhur me reformën apo dhe për rolin e paqartë të PD-së në këtë proces.

Por, a është kjo mënyra më e mirë dhe e duhura për të realizuar një reformë të rëndësishme? Pikë së pari, sado të këmbëngulin ndërkombëtarët për rëndësinë e kësaj reforme, për publikun e gjerë ajo mbetet thjesht një copë letër, për të cilën palët nuk bien dakord me arsyetimin e thjeshtë dhe banal: duan të kenë sa më shumë akses në emërimet e gjyqësorit dhe më gjerë.

Shqiptarët janë të bindur se nuk do vijnë as amerikanë dhe as ndonjë europian të drejtojë strukturat në prokurori apo gjykatë. Gjë që përkthehet qartë me fjalinë: reforma nuk na garanton se ca hajdutë nuk do të zëvendësohen me ca hajdutë të tjerë. Asnjë copë letër apo konsensus që kanë arritur PD dhe PS në Shqipëri, nuk ka arritur të depërtojë në cilësinë e jetës së një shqiptari.

Së dyti, por jo më pak e rëndësishme, për herë të parë Shqipëria po shihet kaq seriozisht për një sistem kaq të kalbur si ai i drejtësisë. Për herë të parë, dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në këtë vend, për më shumë se një vit investuan çdo ditë të punës së tyre për të arritur një konsensus për reformën.

Dhe në fund, për fat të keq nuk ja dolën dot. Ndoshta, gjatë rrugës dhe ata bënë gabime në dukje të vogla, që, siç ndodh rëndom, kanë të bëjnë me zgjedhjen e njerëzve; duke nisur nga ata që shkruan draftin, deri tek tentativa e padëgjuar më parë për të marrë pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare.

Kur të gjitha këto dështuan, kur pas çdo takimi paqartësitë vetëm rriteshin, ambasadorët e huaj ndoshta adaptuan mënyrën shqiptare të gjetjes së zgjidhjes, atë të “përça e sundo”. Duke na i bërë dhe një herë tjetër të qartë se mbase Shqipërinë nuk e duan më shumë se ne, por punës dhe angazhimeve të tyre i shkojnë deri në fund. Një gjë, që politikanët e këtushëm, vështirë se do e mësojnë ndonjëherë.

/opinion.al/

Etiketa: Ambasada amerikaneambasadoretDesada MetajDonald LuLulzim Bashapërça e sundoRomana Vlahutin

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës

Vari Dragën ose përgjimet dhe një lajm i mirë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com