Para pak momentesh dy organizatorët e protestës në Durrës janë shoqëruar në komisariat.
Nuk dihet ende motivi i shoqërimit të tyre në komisariat, pasi protesta u zhvillua e qetë dhe të rinjtë protestuan me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar. Dyshohet se dy të rinjtë janë shoqëruar në polici për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”.