I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Shtetit pas deklaratës të bërë nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Policia ka përsëritur sërisht thirrjet ndaj PD-së se duhet t’i drejtohet Prokurorisë për çdo pretendim që ka ndaj punës së uniformave blu.
“Për të disatën herë, nga foltorja e subjektit politik Partia Demokratike opinioni publik ndjek të njëjtat sulme kundër Policisë dhe drejtuesve të saj. Përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë”, ka deklaruar Policia e Shtetit.
Policia thotë se nuk ka asnjë tërheqje në luftën kundër paligjshmërisë.
“ Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku politika t’i përmbahet ligjit e institucionet të bëjnë detyrën pa presion politik”, thuhet në reagimin e Policisë.