Policia Rrugore ka ndëshkuar 1553 drejtues mjetesh me gjoba vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin për shkellje të ndryshme si: mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e celularit, parakalim të gabuar, shpejtësi tej normave të lejuara, por edhe për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
Gjithashtu në vijin të këtij operacioni policia ka arrestuar 8 drejtues mjetesh, 2 për konsumim alkooli dhe 6 të cilët drejtonin mjetin pa Leje Drejtimi.
Sipas policisë në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1553 raste, nga këto: 230 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 224 për përdorimin e celularit, 218 për parakalim të gabuar, 38 për shpejtësi tej normave të lejuara ,37 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
Ndërsa janë pezulluar 25 Leje Drejtimi: 2 për përdorim alkooli, 18 për shpejtësi tej normave të lejuara, 5 për mosrespektim semafori.
Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive
A mund t’i japë licencat e kompanive të basteve sportive një zyrtar që është vetë bastexhi? Këto ditë janë firmosur...