Policia italiane, arestoi sot një shtetas shqiptar, të cilit iu gjetën 6 kilogramë kokainë në automjetin e tij. Shqiptari udhëtonte me makinë nga Gjermania drejt Italisë bashkë me vajzën e tij 8 vjeçare. Arrestimi i tij u krye në afërsi të kufirit me Austrinë, në zonën e quajtur Vipitenos.
Vlera e drogës që mbante në makinë është rreth 1 milion eurove. Pas gjetjes së drogës, shqiptari është prangosur, ndërsa vajza i është besuar shërbimeve sociale, në pritje të mamasë që të vijë nga Gjermania.