Ditën e sotme, Policia e Vlorës ka bllokuar katër makina luksoze që janë në pronësi të të fortëve të Vlorës.
Po vijojnë kontrollet e makinave luksoze pa dokumente, të vjedhura apo me ndërhyrje në numrin e shasisë, sipas paketës “Anti-KÇK” dhe në Vlorë deri tani janë 400 kontrolle automjetesh.
Pas verifikimit të kontrollit që bëhët, makinat që nuk kanë probleme u kthehen pronarëve.
Kurse për makinat me probleme, pas bllokimit po vijon procedura për verifikimin e tyre, ku të dhënat do të kalojnë në filtër edhe nga OFL.
Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar që në momentin që ndalohen të plotësojnë një formular ku deklarojnë të ardhurat me të cilat kanë blerë makinën.
Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...








