Bogdani: Ne tironsit duhet të mbrojmë Teatrin, pasi pjesa tjetër është kthyer në një Kandahar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bogdani: Ne tironsit duhet të mbrojmë Teatrin, pasi pjesa tjetër është kthyer në një Kandahar

15:29 | 14/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

“Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –

Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

Mirela Bogdani ka folur në një intervistë të dhënë në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Në cilësinë e kryetares së Shoqatës ‘’Tirona Intelectum”, Bogdani u shpreh se ajo synon që të ruajë traditat e vjetra të qytetit.
“Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u nis për në Durrës, dhe duke se Durrësi ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen në Qafë Kashar, dhe aty ngelën në mes të katër rrugëve, dhe më pas vendosën që të vijnë në Tiranë.
Janë disa arsye se pse qeveria u vendos në Tiranë, e para ishte se nuk ishte pushtuar nga asnjë forcë e huaj, e dyta Tirana i mirëpriti, tironsit janë njerëz të butë, dhe e treat kishte patriotizmi, dhe e fundit ishte se paria e Tiranës që përbëhej kryesisht nga familja Toptani, Zogu, vunë vilat e veta në dispozicion të qeverisë së Lushnjes.
Toptani dhuroi shtëpinë e vetë për asamblenë e parë, që tashmë mban brenda Akademinë e Shkencave. Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, dhe më pas për një periudhë 2-3 vjeçare njerëzit filluan të vinin në Tiranë dhe po bëheshin investime, në 31 Janar, 5 vite më vonë, nën influencën e Ahmet Zogut, u vendos që Tirana të bëhej kryeqytet i përhershëm.
Nga 31 Janari i 2025 Tirana u shpall kryeqytet dhe u vendos në Kushtetutë, është i vetmi nen që nuk ka ndryshu në Kushtetutë”, u shpreh Bogdani.
Ndërkohë Bogdani foli dhe për nevojën e ruajtjes së atyre pak vlerave që kanë mbetur nga Tirana e vjetër, e veçanërisht i referohej godinës së Teatrit Kombëtar.
“Tirana ishte një fushë e vendosur mes maleve, dhe ka qenë historikisht pjellore, kjo e bënte atë që të kishte të gjitha rrethanat e nevojshme që të shpallej kryeqytet. Një moment i rëndësishëm në eventin për 100 vjetorin ishte vlerësimi që iu bëri presidenti disa prej figurave më të shquara të Tiranës.
Ne bashkëpunimin me Teatrin Kombëtar e kemi nisur shumë herët, duke qenë se dhe disa prej aktivistëve që janë më në zë pranë Teatrit, janë pjesë e shoqatës sonë Tirana Intelectum. Zgjodhëm që ta bënim me një sallë, që njerëzit mezor e mbajnë me gjenerator, ishte shumë prekëse të shihje aktorët që pastronin karriget, përpara se ne të shkonim aty, ishte dhe një mbështetje e jona përballë kauzës së tyre. Teatri është një nga ikonat që ka mbetur nga qendra historike e Tiranës.
Është e patolerueshme prishja që i është bërë segmentit të parë të Bulevardit, është prishur stadiumi, janë prishur kinematë, dhe tashmë prej dy vitesh tagri kryesor është Teatri, dhe i gjithë korpusi që është aty. Ne tironsit duhet të jemi të parët që të qendrojmë në mbrojtje të Teatrit, pasi pjesa tjetër e qytetit është kthyer në një Kandahar. Çfarë ka ngelur të paktën ta ruajmë, pasi nuk mund të ndryshojmë tashmë atë që është bërë.
Ne e dimë shumë mirë se pse po bëhet lufta te Teatri, se nëse do të ishte e nevojshme ngritja e një teatri të ri, do të rindërtohej me modelin e atij që ka qenë më parë. Godina do thjesht një restaurim.
Ata duan ta shkatërrojnë fare në mënyrë që të ndërtohen 6 kulla, me përfitime që dihen nga të gjithë njerëzit, kjo ka lidhje me grykësinë, që të marrim sa më shumë sa të jemi në pushtet”, u shpreh Bogdani, me një propozim për reagim për të gjithë tironsit e tjerë.

Etiketa: ‘’Tirona Intelectum”Mirela BogdaniTeatri KombëtarTirana e vjetër

Të Lidhura

“Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –

“Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –

nga 27
11:24 | 15/05/2026
0

Në prag të nisjes së fazës “Final Four” në “Abissnet Superiore”, në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua një takim me...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
11:16 | 15/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndërhyrë sërish në tregun e karburanteve ditën e sotme, duke vendosur çmimet e reja, në ndryshim...

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

nga 27
10:58 | 15/05/2026
0

Monika Kryemadhi ka marrë mbështetje nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës në këtë fazë të jetës së saj....

Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

nga 27
10:48 | 15/05/2026
0

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi vitin e kaluar në bashkëpunim me tre të tjerë tentoi të vriste me...

Para
PPP-ja më e poshtër “hënkshin kokat e tyre”, po jep frutet e veta

Manjani reagon rreth videos komprometuese të Sorecës: "Veglat" janë çështje private, s’ke pse jep shpjegime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –

“Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –

11:24 | 15/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

11:16 | 15/05/2026
Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

10:58 | 15/05/2026
Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

10:48 | 15/05/2026
Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

10:12 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –
  • Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –
  • Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –
  • Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –
  • Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –
  • Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com