Kontrolli për lëndë narkotike i ka kushtuar shumë një efektivi të policisë në Vlorë. Polici ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga më shumë se 100 metra lartësi në malet e Vranshtit.
Në vendngjarje është dërguar një helikopter për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë efektivin e plagosur, por për shkak të terrenit të vështirë, helikopteri e ka pasur të pamundur të ulet, kështu që mjekët janë nisur në këmbë drejt të plagosurit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.