Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Pogradecit.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Volorekës, ku një furgon është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Policia ka shoqëruar shtetasin me iniciale F.T, drejtues i furgonit tip “Benz – Mercedez” me targa AA 641 HV.