Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Pojskë- Pogradec.
Bëhet me dije se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet.
Policia raporton se të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku nga të dhënat paraprake, rezulton se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasi tjetër jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.