Nga Lasgush Poradeci
Përpara të gjithave është Poezia. Ajo formon shpirtin e Kombit. Një libër me një roman është një Unterhaltungsbuch (libër bashkëbisedimi) ndërsa një libër me poezi është një Bilgungsbuch (libër formimi). Me vargjet e Marsejezës në gojë dhe me vargjet:
Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë
Bashkoi burra se s’ka me prit…
janë vrarë njerëz dhe janë fituar beteja. Po më thuaj me ç’roman ka ngjarë kjo? Me asnjë.
Prandaj duhet të shkruajmë poezi jo të mirë, po shumë të mirë, jo të lartë, po shumë të lartë, shumë të thellë, shumë të gjerë, që t’i vemë shpirtit të Kombit themele të shëndoshë.