Poeti i vdekjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Poeti i vdekjes

17:00 | 30/03/2017
në Gossip
0

Vajtori Kolec Makaj, personazhi i rrallë që jeton përditë mes vajit e lotëve për ata që largohen nga kjo botë.

Nga Ahmet Zani

Vajtori është një profesion i rrallë që ekziston prej shekujsh në Veri të vendit. Është poeti i vdekjes, njeriu që i thur vargje dhimbjes për njeriun që largohet nga jeta. Është një traditë  që e ka origjinën qysh në kohën e Lekë Dukagjinit. Vajtori si personazh u harrua gjatë regjimit komunist, por u rikthye pas viteve 90. Janë disa vajtorë në zonën e Veriut.  Kolec Makaj 63 vjeçari lezhjan, është një prej tyre dhe ndër më të famshmit në  mënyrën se si ai i thur vargjet e tij për njeriun që largohet nga jeta.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Që në moshën 16 vjeçare, Koleci ka nisur profesionin e vajtorit. Ideja i ka ardhur nga një ngjarje familjare gjatë një ceremonie mortore.  “mosha shumë e re më preku dhe ndjeva dhimbje në shpirt e më pas fjalët për të nisën të më renditen në kokë si dhimbje shpirti”. Koleci ishte i dyzuar në vendimin që do t’i duhej të merrte në moshë të re për t’u bërë vajtor, por vendosi të hyjë në këtë rrugë ku do të përjetonte shumë dhimbje gjatë punës së tij.

“Gjatë punës time disavjeçare kam përjetuar momente drithëruese ndërsa vajtoja njeriun që nuk i kthehej më kësaj bote, lotët më shoqërojnë për çdo moment”, thotë ai.

Teksa Koleci tregon rastet e kësaj natyre gjithë kohës lotët do t’i shkonin qyrk. Më e dhimbshme është për të periudha e ngjarjeve të vitit 1997 si dhe tragjedia e emigrantëve të 9 janarit ku janë prekur shumë familje nga veriu i vendit. Humbja e jetëve njërëzore në të tilla tragjedi është shokuese, është mjaft trishtuese.

“Nuk mendohem për atë që do të përfomoj në të tilla raste, pasi fjalët burojnë thellë nga shpirti, por mua nuk do të më pëlqente të vijoja në këtë profesion. Vite më parë hezitoja të bëhesha i pranishëm në të tilla evenimente, por këmbëngulja e personave në rastet e tilla, si dhe miq nuk më lejuan të kthehesha prapa. Thuajse tërë fshatrat e zonës së Shkodrës, janë shkelur pasi është zonë që e aplikojnë këtë”, thotë Koleci.

Gjamtarët ose brimtarët burra, sikurse dhe vajtoret femra janë gjysmëprofesionistë dhe profesionistë. Vajtori bën gjamë për mashkullin e jo për gruan. Ai duhet të ketë zërin e lartë e të fortë. Në anën tjetër teksti duhet të jetë i atillë që t’ua lehtësojë dhe zvogëlojë dhimbjen dhe pikëllimin familjës dhe të afërmëve të tjerë. Gjëma e burrave në Malësi nuk ka vargun konstant janë pjesë të improvizuara me veçori fonetike dhe me shprehje frazologjike. Koleci shquhet për të tilla gjëma si dhe recensionet e vargjeve  që burojnë nga zemra, duke ndjerë dhimbshurinë.

Kolec Makaj ka mbaruar studimet e larta në degën Histori-Gjeografi, ka punuar në disa institucione të vendit, ndërsa si profesionist i vajtimeve ai njeh zakonet thuajse në të gjithë vendin tonë. Kjo mënyrë e vajtimeve qëndron që në kohën kanunit të ligjeve të Lek Dukagjinit.

Etiketa: Ahmet ZaniGjamtarëtKanuni i Lek DukagjinitKolec MakajvdekjeVojtori

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Balada Çame e Bilal Xhaferrit (film)

Balada Çame e Bilal Xhaferrit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com