• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po vdes nanë, sot po vdes….

16:30 | 05/11/2016
në Uncategorized
0

Marie Tuci, Vasha nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste, në emër të Zotit

Është e njohur historia rrënqethëse e Marie Tucit, rishtarja stigmatine nga Mirdita, e cila vdiq e masakruar nga torturat e xhelatëve të diktaturës komuniste. Dha shpirt mes mundimesh të jashtëzakonshme. Sot ajo renditet ndër 38 martirët e Kishës Katolike si gruaja që përballoi mizorinë e komunistëve,  në emër të një Zoti!

Lexo edhe

Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

maria-tuciE mbyllur në një thes, e zhveshur dhe bashkë me të në atë thes ishte futur një mace e egër. Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës se egërsuar, por njëkohësisht ajo goditej me mjete të forta nga hetuesit e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura. Vdiq e masakruar si kurkush tjetër vetëm se ishte antikomuniste.

Jetëshkrimi

Marie Tuçi lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë, si e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës. Ka qenë nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër e më pas, aspirante e jetës rregulltare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës, së bashku me Davida Gjonmarkajn, si katolike të mira e të afta të luftonin për bindjet e tyre fetare. U arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë. Për atë vrasje u fajësuan shumë familje mirditore, ndër to edhe ajo e Gjonmarkajve, së cilës Maria i përkiste. Po atë ditë u arrestua edhe i vëllai, Marku, të cilin nuk e pa më, as të gjallë, as të vdekur. Ishte shumë e këndshme, trupmesme, me flokët e lidhur rreth kokës e me një fytyrë fëmije, ku shkëlqenin dy sy të mëdhenj e të kaltër. Shumë u habitën kur princesha e vogël e shtëpisë së Gjonmarkajve zgjodhi rrugën e kuvendit e ndonjë që deshi ta shihte nuse, edhe qau. Por ajo kishte zgjedhur të bëhej nusja e Krishtit. Por ishte pikërisht kjo zgjedhje që do të bëhej shkak që në moshën 22-vjeçare Maria të arrestohej dhe të dënohej. Vdiq në spitalin e Shkodrës pas torturave çnjerëzore, më 20 shtator të vitit 1950.

Më poshte publikopjmë pjesë nga poezia e Meti Fidanit për Marie Tucin

vjersha-per-marien

Të Lidhura

Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

nga 27
13:01 | 29/01/2023
0

Pas përfundimit të ‘Prime’, Luizi u shtri në krevat pasi nuk ndihej mirë. Kiara shkoi aty ta pyeste se çfarë...

Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

nga 27
12:51 | 29/01/2023
0

Ish-Presidenti Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Nju Hempshër ishte ndalesa e tij e...

EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

nga 27
12:33 | 29/01/2023
0

Shqiptari Izmir Dragoti u arrestua më 25 janar të këtij viti nga policia britanike, pasi u kap duke punuar në...

Askush s’hyn në tokën time –

Askush s’hyn në tokën time –

nga 27
12:19 | 29/01/2023
0

Gruaja që një javë më parë kërcënoi me vetëflijim në Bërxullë ka deklaruar se nuk do të lejojë njeri që...

Para
Luftëtar i bukur, Partizani humbet edhe sigurinë në mbrojtje

Luftëtar i bukur, Partizani humbet edhe sigurinë në mbrojtje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

13:01 | 29/01/2023
Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

12:51 | 29/01/2023
EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

12:33 | 29/01/2023
Askush s’hyn në tokën time –

Askush s’hyn në tokën time –

12:19 | 29/01/2023
Tentoi të kalonte me dokumente false, ndalohet turku në Rinas –

‘Jam shfrytëzuar për prostitucion’, 24-vjeçarja kapet në Rinas –

12:01 | 29/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –
  • Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –
  • EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…
  • Askush s’hyn në tokën time –
  • ‘Jam shfrytëzuar për prostitucion’, 24-vjeçarja kapet në Rinas –
  • Polici i heq patentën, korçari grushton efektivin

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –
  • Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com