Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi u kap duke vaditur kanabisin.
Shtetasi B.P u arrestua në fshatin Gobardhaj pas një operacioni disa mujor të bluve të Lezhës ku pas informacioneve të marra në rrugë operative, filluan kontrollet në terren ku u përdor dhe droni që çoi dhe në kapjen e 53-vjeçarit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.