Po ta kishe nënën gjallë do vaksinoje Tinka Kurtin të parën? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po ta kishe nënën gjallë do vaksinoje Tinka Kurtin të parën?

05:50 | 20/02/2021
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Jam i ndërgjegjshëm që do të më hidhen në mallkime të gjithë “paladinët” rilindas të artit… ani pyetjen po e përsëris: Nëse Edi Rama do ta kishte nënën gjallë a do i shkonte mendja ta privonte nga vaksina, sepse Tinka Kurti është personalitet më i dalluar se ajo? Natyrisht që jo, madje që nëna e ndjerë ta kalonte radhën do të thoshte që është vlerësuar nga Shoqata e Stomatologëve, si dhe ndodhi me të vërtetë.

Po, nëse do ta kishte babën gjallë a do të lejonte që të vaksionohej para tij Reshat Arbana, Ismail Kadare, Alfred Moisiu a ndonjë tjetër?

Read more

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

Megjithatë, shqiptarët nuk kanë pse të bëjnë sikur po shpikin rrotën. Mjaft të shohin çfarë ndodh rrotull tyre për të kuptuar që kjo puna e vaksinimit të personaliteteve është diskriminim i pastër, më e pakëta për qëllime propagandistike.

Fjala vjen a e ka bërë në Itali Sophia Loren vaksinën jashtë radhës, meqë është personaliteti kinemasë botërore?

A e ka bërë në Angli Sir Philip Anthony Hopkins vaksinën jashtë radhës, meqë është personalitet i kinemasë botërore?

A e priti radhën vetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku?

A e priti radhën vetë Mbretëresha e Anglisë dhe Princi Filip?

Besoj se jam i zoti, por jo aq i papunë sa Edi Rama, që të bëjë një listë të gjatë personalitetesh. Kudo në botë, në çdo shtet ka personalitete, figura kombëtare, por askush në këtë rast nuk e bëri këtë veçim, në asnjë vend! Po pse? Sepse, është diskriminim i pastër ndaj cilitdo qytetari të thjeshtë që e ka jetën po aq të shtrenjtë sa çdo personalitet tjetër në këtë rruzull.

Nëse kryeministri ynë do të kishte kuptuar qoftë dhe një sure të vetme nga ato që citon apo një psalm të vetëm nga ato që këndon do e dinte se askush nuk e ka jetën më të lirë a të shtrenjtë se dikush tjetër, sepse jeta është dhuratë nga Zoti.

Pa dyshim, këtë e dinë gjithë planifikuesit e fushatave të vaksinimit në botë, prandaj caktuan me prioritet njerëzit e vijës së parë, të moshuarit e azileve dhe pastaj sipas moshës. Nëse këto kritere do të respektohen si në gjithë botën edhe në Shqipëri, sigurisht Tinka Kurti, Reshat Arbana dhe plot të tjerë do të vaksionoheshin në të njëjtën kohë me nënën e dikujt apo babën e dikujt tjetër, pasi në shtëpitë tona personalitetet më të shquara janë prindërit, gjyshërit të moshuarit tanë të shtrenjtë që nuk na i njeh Edi Rama, por i njohim vetë.

Sa për ndarjen e shoqërisë në personalitete i rekomandoj udhëheqësit të lavdishëm, Edi Rama që të qëndrojë nja një orë larg banditëve që e rrethojnë e t’i rikthehet leximit, për shembull të librit “Udhëtimi i Kapitenit Stormfield në Parajsë” të Mark Twain, se me gjasë mund të gjejë që shpesh gabojmë në përcaktimin e njerëzve hijerëndë.

Etiketa: alfred moisiuEnkel DemiIsmail KadareMark TwainPo ta kishe nënën gjallë do vaksinoje Tinka Kurtin të parën?reshat arbanaTinka KurtiUdhëtimi i Kapitenit Stormfield në Parajsë

Të Lidhura

Nga nesër reduktohen autobusët urbanë në Tiranë, ja arsyeja…

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

nga 27
08:21 | 14/05/2026
0

Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:03 | 14/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me...

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

nga 27
07:57 | 14/05/2026
0

Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i...

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

nga 27
07:51 | 14/05/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje që pritet të...

Para
Mario Draghi armik i Rilindjes/ Kryeministri i Italisë vendos mos të jetë në rrjetet sociale, por do të flasë, vetëm kur ka diçka për të thënë

Mario Draghi armik i Rilindjes/ Kryeministri i Italisë vendos mos të jetë në rrjetet sociale, por do të flasë, vetëm kur ka diçka për të thënë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga nesër reduktohen autobusët urbanë në Tiranë, ja arsyeja…

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

08:21 | 14/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:03 | 14/05/2026
Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

07:57 | 14/05/2026
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

07:51 | 14/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –

07:25 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –
  • Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –
  • Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 14 maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –
  • Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com