Po don me tërheq këmbëzën mbi tamth? Mos Kosovë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po don me tërheq këmbëzën mbi tamth? Mos Kosovë!

11:29 | 21/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Po don me tërheq këmbëzën mbi tamth ?
Mos Kosovë.
M’len ta boj un’ s’pari rrugën e plumbit. Vi t’kallxoj çfar’ pash’. Ja, ika…dhe erdha.

Pashë kalorës trima t’bukur diva dardanë. Fluturonin mbi kuaj. Mposhtnin Keltë n’lufta t’përgjakta. Ishin aleatë me Trojanë. Sulmonin me shpata dhe mbroheshin me parzmoret më të mira të kohës, që i përgatisnin me duart e veta.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pashë barinj që ëndërronin të bëheshin, dhe bëheshin, perandorë.
Pashë malësorë që thurnin balada dhe këndonin Epe kreshnikësh.
Pashë Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Abdyl Frashërin. Unë që jetoj në Shqipërinë Perëndimore, aty kuptova se si dhe pse duke pas’ Histori në thellësi, det me shkumë në perëndim, qiell blu përmbi, në lindje Ty Perri’, ëndërroj, jetoj i mbështjellë me Ëndërr.

Nuk bindesh ?! Ende nuk e heq gishtin nga këmbëza ?! Po nisem përsëri. Veç t’lutem, duro, mos e shkrep, prit…
Bënte ftohtë. Por toka ishte e ngrohtë dhe e shkrifët.
Dy bujq, dy fshatarë që e donin tokën, familjen, kanunin, veten, u ngutën të saktësonin identitetin e tyre fshatar brënda të cilit kishin qënë, ishin dhe do të jenë, gjithmonë krenarë.

Pashë një qytet me lumë dhe urë të therur në mes.
Pashë male dhe pyje ku endeshin Zana.
Pashë një xhami gjigande ndërtuar me gurë sjellë nga një manastir shkatërruar në Serbinë e thellë.
Pashë manastire ortodoksë, mistikë, sentimentalë, lotëndjellës.
Pashë parajsë Prizrenin aq afër me Kukës ferrin.
Pashë në shumë vende tre, katër, pesë, deri në dhjetë rresht një pas një, shtëpi identike gjigande disakatëshe vëllezërish në emigracion të cilat nga larg dukeshin si koshere bletësh.
Pashë një tank të KFOR-it që ruante një shtëpi rrethuar me tela me gjëmba ku gdhiheshin e ngryseshin dy pleq serbë burrë e grua.

Në një kafene, kafexhiu që e kuptoi prej nga vija, bëri sikur nuk kishte kusur. E ke prej mejet, tha, mirardhç. Ndoshta nuk vij këtu përsëri o kafexhi. Do vish do vish, tha menushëm kafexhiu. U baft si thu Ti kafexhi.

Pashë një bujk i cili sapo kishte kaluar tërthor rrugën me traktor dhe po pastronte baltën e sjellë me rrotat e traktorit të vet mbi asfaltin e të gjithëve.
Takova miq të mirë që kanë gjith’ jetën që mendojnë ditë e natë për Kosovë e Shqipëri.
Dëgjova muzikë kosovare, të Shqipërisë së mesme, të jugut, të veriut. Dëgjova Jazz, Blues. Diku “Kënga e Traktoristit me Mësuesen”. E kanë marrë për këngë dashurie. Ec e mbushua mendjen se nuk ka qënë kurrë e tillë por thjesht propagandë.
Në një restorant te një çarshi e vjetër djegur nga sërbi, pronari tha se para djegjes së çarshisë një serb i kishte bërë këtë propozim; Po e ruaj unë nga djegja. Nëse këtu do mbetemi ne, restoranti do bëhet i imi. Nëse do vini ju, e gëzofsh ti. Në restorantin e kësaj dileme shekullore hëngra Pasul madhështor solidariteti ballkanik dhe piva dhallë mbijetese shqiptarie.
Akoma gishtin në këmbëz ?!
Po nisem përsëri…e ja erdha.
Takova tradicionalin e pa mposhtur, konservativin e pa shërueshëm t’Suharekës duke pi raki’ përzi me uj’ t’gazum.
Takova një fëmijë në Prizren. Çfarë je ti ? e pyeta. Tyrk, tha, jam.
Në Fush Kosovë më ndali një autostopist fukara serb i cili m’lypi dhjetë Euro. Nuk ja dhashë sepse mu duk shqiptar.
Afër Ferizajt më ndali një tjetër autostopist fukara shqiptar kosovar i cili m’lypi njëzetë Euro. Ja dhashë sepse mu duk serb.
Takova një mesoburrë që ja kishin ndal kerrin në një postbllok me roja shqiptare. Qeshte. Hajt more, tha, nuk ma nalën kerrin shkiet, djemt tan’ ma nalën. Edhe mos me ma dhon kurr’ çat kerr, hiç s’mbohet von’.
Takova njërin i cili më bëri dy kërkesa; t’i gjeja një nuse në Tiranë, dhe t’i sillja nga Shqipëria një Kalashnikov.
Takova disa që flisnin me gjuhën e Zërit të Popullit të viteve ’70.
Po shoh që u zbute pakëz Perri’. Gishtin e largova por dorën s’e ule. Është natë, është terr, ja po nisem përsëri, dhe vij shpejt.
Në Istog më ndali një pastbllok spanjoll. Ushtari që kontrolloi makinën fërshëllente “La leyenda del Beso”. Gjithçka në rregull. Hasta siempre comandante.
Ndërkombëtarë fukarenj me ngjyrë kan’ ardh’ nga kahmos, nga vendet më të humbura të Dheut. Paguhen mirë. E mu’ për këtë prej Kosovet kurr’ nuk dun m’u largu.
Kqyra burokrata, fosila, ndryshqe, mbetun ora, krejt si n’Shqipni.
Ma shpifën do soc-artista.
Më kallën do akademika.
Më zbavitën do rokera, kullera.
Ngrije Kokën Kosovë. Rrugën e plumbit disa herë për Ty e bëra. Hiqe gishtin nga këmbëza.

Etiketa: Edison YpiKosova

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Del video dramatike, si nisi zjarri në Greqi (Film)

Del video dramatike, si nisi zjarri në Greqi (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

18:00 | 15/12/2025
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

17:50 | 15/12/2025
Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

17:48 | 15/12/2025
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

17:42 | 15/12/2025
“Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

“Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

17:30 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –
  • Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –
  • PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –
  • “Neve s’kanë ç’na bëjnë” –
  • “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com