Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në qytetin e Elbasanit.
Teksa po çonte mbesën në shkollë, një e moshuar është maskaruar nga kafshimet e qenve të rrugës.
Lumturi Gjeli Paper, 65 vjeç nga fshati Papërr është transportuar urgjentisht në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku u mjekua, si dhe u vaksinua.
Rasti i paraqitur së fundi në kirurgjikun e Elbasanit është nga më të rëndët e paraqitur në spital, ku gjithnjë e më shumë po shtohen rastet me persona të kafshuar nga qentê e rrugës.