Plisi ose qeleshja, faktet dhe dëshmitë e lashtësisë së këtij elementi të rëndësishëm të etnografisë shqiptare. – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plisi ose qeleshja, faktet dhe dëshmitë e lashtësisë së këtij elementi të rëndësishëm të etnografisë shqiptare.

17:45 | 05/02/2018
në Uncategorized
0

Fahri Xharra

Historia jonë shkon shumë thellë në kohë, në lashtësinë e saj. Jemi dëshmitarë të një simboli që fatbardhësisht është ruajtur gjer më sot mbi kokat tona e ai është Plisi.

Por, nuk është vetëm plisi, është edhe gjuha jonë që i ka dhënë emër plisit dhe me të edhe kohës së stërlashtë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Referenca ime për këtë lashtësi është Fatbardha Demi, historiane, e cila në mënyrën e saj shkencore të elaborimit të fakteve të jep guximin për studime të mëtutjeshme.

Fatbardha Demi është mike e ngushtë e Mathieu Arefit, për të cilin shkenca shqiptare duhet të ngrihet në këmbë.

E kemi të shkruar se Pellazgu ishte i pari që i dha jetë jetës së njeriut, por ne kësaj radhe do të flasim për një kohë jo aq të largët, pra nga koha e “Dhiatës së Vjetër“, e cila lexohet me gjuhën shqipe.

Faktet dëshmuan se emërtimi i librit të ligjeve (Torah) është i gjuhës shqipe, por brenda saj ka fjalë që përdoren edhe sot nga shqiptarët. Historia e shenjtë e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezës hapet me krijimin e botës: “Në fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokën…” (Gen. 1:1).

Fjalën “në fillim“ e tregon shigjeta në (fig.1, poshtë) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi është në gjuhën shqipe. (nga Fatbardha Demi):
(Morris Jastrow’s Dictionary of the Targumim, the Talmud Babli and Yerushalmi, and the Midrashic Literature, 1903; pag 923, PDF vol 2)

Dhjetë urdhëresat e marra nga “goja” e Zotit, Mojsiu i ka shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe. 

Në ditën e parë të muajit të tretë që nga largimi nga Egjipti, izraelitët e lodhur dhe plot dyshime për fjalët e Moisut dhe fatin e tyre, mbërritën në këmbë të malit Sinai.

Sipas urdhrit të Zotit, mbas tri ditë “pastrimi”, Moisiu i vetëm iu ngjit malit Sinai, ku qëndroi dyzet ditë dhe netë, për të marrë nga goja e të Plotfuqishmi dhjetë Urdhëresat ( Es17,8-13), dy prej të cilave të shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri që njihen me emrin “Torah”. (11) Vendosja jo e rastësishme e ngjarjes, mbi një mal me emrin e Perëndisë hënore Sin të panteonit sumer, babilonez dhe të asirëve,(12) dëshmon jo vetëm besimin hënor të pellazgëve në këto vende, por dhe origjinën pellazge, të mitit kristian.

Gjithnjë sipas studiueses Fatbardha Demi: “Emërtimi i librit të ligjeve të shkruar nga Moisiu-Torah është vetë emri i Zotit. Si fjalë simbolike gjen shprehjen e saj të plotë, vetëm në gjuhën shqipe. (Xh.Katapano)

Brenda saj ka fjalë shqipe të papërkthyera dot, por të shkruara me gërma hebraike.

Shenja e Zotit në alfabetin hebre (Yod) e ka origjinën nga alfabeti fonetik i Perëndise pellazge Thot (Tot), nisur nga emri “dora“, siç emërtohet edhe sot në shqip.

Mos të harrojmë: “Shqiptaro-arbërit e sotëm janë pasardhësit e mbetur e një race shumë të madhe pellazgjike të lashtësisë. Sipas studiuesit austriak J. Hahn (Johann Georg von Hahn 1811-1869) “Shqiptarët janë Pellazgët e Rinj“ (37), tezë e mbështetur edhe nga shumë studiues të tjerë të mëvonshëm shqiptarë dhe të huaj”.
“Popujt e detit”- siç dëshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – përbëheshin nga fise të ndryshme, në shumicën e tyre, të të njejtit trung etnik që quhet “pellazg, proto-ilir, frigjian apo thrako-ilir”.

Në Testamentin e Vjetër ata emërtohen si pasardhës të drejtpërdrejtë të Noes, krijuesit të racës së re njerëzore. (28)

Kur jemi tek Plisi: Tissot shprehës i simboleve të besimit pellazg dhe traditës së shqiptarëve- kështu na udhëzon Fatbardha Demi  “Në këtë rrugëtim do të na ndihmojë Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot 1836–1902), një nga portretistët më të famshëm francezë të shekullit XIX, i cili i përket brezit të rrymës realiste në art.

Xhejms Tisot u rrit në një familje të përkushtuar katolike dhe mbas vitit 1887, në pikturat e tij (365 punime në vaj) autori ka trajtuar tema nga historia e Biblës (Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri).

Si piktor që i jepte rëndësi të madhe detajeve, ai udhëtoi në Jeruzalem, Palestinë dhe shtete të tjera të Lindjes se Mesme, për t’u njohur me vendet dhe popullsinë që përfshiheshin në historinë e Biblës dhe ku gjendej një material i pasur arkeologjik.

Elementi i përbashkët i të gjithë grupit të figurave, pavarësisht periudhave mijëvjeçare që i ndajnë, është mbulesa e kokës, që në gjuhën shqipe quhet Plis ose Qeleshe.

Siç pohojnë studiuesit, Plisi është pjesë e traditës së Kombit shqiptar. “Veçanërisht kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi, e dallon shqiptarin nëpër gjithë Ballkan” (Eqrem Çabej “Shqiptarët midis Perendimit dhe Lindjes” (f29) Plisi – simbol i të zgjedhurve të Zotit!

Edhe sot ne i shikojmë tek besimtarët hebrenj fijet (simbolike) që zgjaten në veshjen e burrave, që tregon rolin e tyre besimtar. Duke parë pikturat kushtuar Biblës hebraike, të krijohet bindja se Xh. Tisot nuk ka qenë vetëm njohës i mirë i saj, por edhe i simboleve të lashta të besimit parakristian.

Këtë e dëshmon edhe një detaj tjetër në veshjen e profetëve dhe ëngjëjve, por edhe tek shqiptarët dhe ka lidhje me simbolin kryesor të Kristianizmit: Kryqin. (Fatbardha Demi)

Megjithatë na ngacmon mendimi se si e zbuloi piktori i shquar francez, Plisin? Duke gërmuar në materialet arkeologjike në vendet ku shëtiti piktori gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ne kemi mundësi t’i japim përgjigje pyetjes sonë, duke u nisur nga faktet logjike.

Me qeleshe, simbolet pellazge, figurën apo krahët e shqiponjës, nuk janë “veshur” vetëm faraonët më të shquar të Egjiptit të lashtë, por edhe mbretër/profetë të hyjnizuar si Perëndi, të Azisë së Afërme dhe Qendrore (fig.poshtë).

Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, që e çoi tek idea se në lashtësi Plisi ishte një simbol shumë i rëndësishëm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.

“Qëllimi i studimit -shkruan Fatbardha Demi- nuk ishte thjesht të kënaqim kërshërinë tonë në lidhje me Plisin e shqiptarëve në pikturat e Xh.Tissot. Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ai shqiptar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të mbuluara me mister ose janë keqshpjeguar nga ana shkencore.

Detyra që i vuri vetes Xh.Tissot për të pasqyruar sa më besnikërisht historinë e Biblës hebraike, e çoi në mënyrë të pavetëdijshme në zbulimin e Plisit të pellazgo-shqiptarëve dhe të simboleve të besimit të parë euro-afro-aziatik.

Vetë emrat e lashtë dhe të sotëm për Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e gjuhës dhe traditës së shqiptarëve.”
Të gjitha fotot: Tissot, James (French 1836-1902) Victorian, Also known as: James Jacques Joseph Tissot, Jean-Jacques Tissot.

http://zanimalsise.com/plisi-faktet-dhe-deshmite-e-lashtesise-se-ketij-elementi-te-rendesishem-te-etnografise-shqiptare/

Etiketa: Arif MatietnografiaFahri XharraFatbardha DemiJacques-Joseph TissotJohann Georg Von HahnlashtesiaMathieu ArefiplisiqeleshjaTorah

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Erdogan në Vatikan, takim kokë më kokë me Papa Françeskun

Erdogan në Vatikan, takim kokë më kokë me Papa Françeskun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com