• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Platforma e Edi Ramës – diktaturë e krimit dhe varfërisë

16:53 | 29/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nëse kjo ofertë do të sjellë 800 mijë vota në 21 janar, ata do të jenë 800 mijë banorët e fundit në pronën private të Edi Ramës.

Nga Enton Abilekaj

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Asnjë lajm të mirë nuk mundi të jepte Kryeministri. Tha që do të dalë ligji i ri për pronat dhe e ilustroi me pronat në Veri, ku banorët i kanë ndarë me marrëveshje, siç u takonin përpara 1945. Pa e respektuar ligjin 7501, ata tashmë do të rregullohen me ligj. Në pamje të parë duket lajm i mirë, por nuk është ashtu. Ka një tjetër ligj që nuk e njeh këtë model të ndarjes së tokës në bregdet. Me atë ligj Qeveria i ka futur pronat në shërbim të një grupi interesi, që shërbëhet nga Korporata e Investimeve. A mund të ketë trajtim më dy ligje të të njëjtave raste? Nëse po, ky nuk është lajm i mirë.

Tha që do të legalizojë çdo ndërtim në fshat, por jo në qytet. Ata që kanë ndërtuar në fshat jashtë kritereve apo në gjurmën e një autostrade të ardhshme, do të legalizohen dhe shpronësohen me paratë tona, ndërsa ata që e kanë bërë të njëjtën gjë në qytet, nuk do të legalizohen dhe nuk do të shpronësohen. I njëjti fenomen i trajtimit të ndryshëm të të njëjtit rast, por akoma më keq këtu. Legalizimet e banesave në fshat, për arsye elektorale nuk do të reflektojnë as rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore, përmbytjet që ndodhin çdo vit dhe shkatërrojnë pasuritë apo tërmetet që ndodhin më rrallë dhe marrin jetët.

Tha që do të shpallë amnistinë fiskale për paratë e emigrantëve që nuk dinë ku t’i çojnë. Në fakt, nuk ka asnjë emigrant, as ata që kanë punuar në të zezë, që vuajnë deklarimin e parave. Aq pak sa janë ata nuk kanë përfituar nga sigurimet, por e kanë patur të drejtën e vetëdeklarimit në vendet ku jetonin dhe si rrjedhim kanë paguar takstat çdo vit. Kategoritë e emigrantëve që nuk bëjnë dot deklarimin, janë ata që nuk e justifikojnë dot pasurinë, janë trafikantët e drogës dhe të femrave që janë në hetim nga të gjitha organet ligjzbatuese në vendet ku jetojnë. Janë ata që i ftoi Edi Rama, kur premtoi aeroportin e Kukësit si lehtësim të infrastrukturës për shpenzimin e parave të pista. Meqë Aeroporti i Kukësit 3D nuk i solli dot, po mendon tani një mënyrë tjetër, të papranueshme.

Legalizimin e parave të pista që Edi Rama e quan amnisti, ndërsa një shtet ligjor e quan pastrim parash. Kjo do të bëhet me ligj dhe brenda afatit të aktit normativ, pra brenda këtij viti. Paratë do t’i përdorë qeveria, tha Rama, për arsimin dhe shëndetësinë. Si do të ndodhë kjo? Si do t’i përdorë paratë që do të amnistohen? Si do jua marrë bankave? Apo do të përfshihen në një program të ri 1 miliard, që të shumëfishohen pas 10 vjetësh? Ky nuk është lajm i mirë për askënd, përveç atij që kërkon të përfitojë nga paratë e paligjshme, në kurriz të ekonomisë së ligjshme që dëmtohet.

Jo më kot tha se amistia do të bëhet edhe nëse del kundër Perëndimi. Pastrimi i parave të krimit me ligj, me siguri nuk do të pranohet. Duke e bërë pa ligj dhe të kufizuar, Shqipëria vetëm javës që shkoi hyri në zonën gri të pastrimit të parave, duke tërhequr vëmendjen e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Amnistia do të sjellë probleme, jo vetëm me shumicën e shqiptarëve që kanë punuar ndershmërisht, jo vetëm me ata që punojnë në ekonominë e ligjshme me mundim, por edhe me SHBA-në dhe BE-në.

Tha që nuk do të presim Bashkimin Europian të na hapë negociatat. Paralajmëroi një rrugë pa BE, një rrugë pa qëllim, ku politikat e tij do të vendosin orientimin e vendit, ku korrupsioni i rritur, liria e ulur dhe krimi alarmant, nuk do të jenë më kritere vlerësimi për qeverisjen, ku votat do të blihen me paratë e amnistisë, ku drejtësinë do ta vendosë partia me akte normative dhe me insitucione të kapura, ku mediat do të kontollohen nga vartësit e Ramës me ligj. Kjo është e ardhmja e mandatit të tretë.

Tha edhe që do të rritet paga minimale në janar 2021, gjashtë muaj para zgjedhjeve. Një lajm i mirë për punëtorët me pagë minimale, lajm i keq për ekonominë që prodhon papunësi dhe emigrantë. Politikat për rritjen e punësimit në Perëndim janë bazuar në heqjen e taksave për vendet e punës, në uljen e kostove për çdo vend pune. Edi Rama deklaroi se kostoja për çdo vend pune do të rritet me 30 për qind. Nga 1 janari do të ketë paga minimale më të larta dhe 30 për qind të punësuar më pak.

Nëse kjo ofertë do të sjellë 800 mijë vota në 21 janar, ata do të jenë 800 mijë banorët e fundit në pronën private të Edi Ramës.

/dosja.al/

Etiketa: Aeroporti i Kukesitamnistia fiskaleEnton Abilekajnegociatatofertëpastrim parashPlatforma e Edi Ramës - diktaturë e krimit dhe varfërisëpronat

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Aksident në Bilisht, motori përplas për vdekje 72-vjeçarin

Aksident në Bilisht, motori përplas për vdekje 72-vjeçarin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dea dhe Olta planifikojnë një rreng për Qetsorin –

Dea dhe Olta planifikojnë një rreng për Qetsorin –

09:55 | 23/03/2023
Paraqitet sërish në SPAK Artur Meçollari –

Paraqitet sërish në SPAK Artur Meçollari –

09:53 | 23/03/2023
Kanosi me thikë nënën e tij, prangoset 33-vjeçari në Lushnje –

Kanosi me thikë nënën e tij, prangoset 33-vjeçari në Lushnje –

09:49 | 23/03/2023
Në TKE vjen “Monologu” i Simone de Beauvoir

Në TKE vjen “Monologu” i Simone de Beauvoir

09:45 | 23/03/2023
‘Ti je kokrra e m…’, Luizi nuk duron ofendimet e Kristit –

‘Ti je kokrra e m…’, Luizi nuk duron ofendimet e Kristit –

09:39 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Dea dhe Olta planifikojnë një rreng për Qetsorin –
  • Paraqitet sërish në SPAK Artur Meçollari –
  • Kanosi me thikë nënën e tij, prangoset 33-vjeçari në Lushnje –
  • Në TKE vjen “Monologu” i Simone de Beauvoir
  • ‘Ti je kokrra e m…’, Luizi nuk duron ofendimet e Kristit –
  • Policia merr masat për siguri maksimale gjatë Ramazanit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dea dhe Olta planifikojnë një rreng për Qetsorin –
  • Paraqitet sërish në SPAK Artur Meçollari –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com