Ditën e djeshme një konflikt ka ndodhur në zyrën postare të Vlorës ku një ish-punonjës është konfliktuar me drejtorin e Postës Vullnet Bilbilaj.
Mësohet se konflikti ka shkuar deri në përplasje fizike me njëri-tjetrin dhe raportohet se përplasja ka ndodhur për motive banale. Shtetasi F.M është dëmtuar në dorë.
Policia është njoftuar nga punonjësit pasi kanë dëgjuar debatin dhe e kanë shoqëruar shtetasin F.M dhe drejtorin e postës Vullnet Bilbili në komisiarat.
Pas marrjes në pyetje policia ka lënë të lirë drejtorin, ndërsa ka nisur ndjekje për ish-punonjësin me motivin e përndjekjes dhe kërcenimit.
Mësohet gjithashtu se shkak i sherrit ka qenë ndërprerja e mardhënieve të punës me F.M. Ky i fundit pretendon të jetë hequr nga puna pa asnjë shkak.
Vullnet Bilbili është njëkohesisht sekretar i Partise Socialiste Dega Vlorë.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...







