Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”.
Policia jep detaje se personi i identifikuar me iniciale M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me thikë, personat e identifikuar me emra Ervin Sejko 35 vjeç dhe Kevin Nuredini 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit bregdetar. Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të tij, për të kuptuar motivin e konfliktit që agravoi në përdorimin e thikës dhe përfundoi me 3 të plagosur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.