Dy shqiptarë të konsideruar si të rrezikshëm janë arrestuar në Athinë ndërsa në makinën tyre u gjetën 2 kallashnikovë me 2 krehëra si dhe 90 fishekë. Ata dyshohet se ishin duke përgatitur një atentat.
Ndërkohe më anti-plumb dhe me masat të rrepta sigurie ata janë dërguar Prokurori. Gjatë kontrollit policor, mësohet se atyre u janë gjetur dhe dy bileta që i përkasin qytetit grek të Igumenicës, në kufi me Shqipërinë.
Dy shqiptarët janë shprehur për policinë se në momentin e parë ishin për xhiro në Skaramanga, afër vendit ku u kapën. Mësohet se një prej tyre ka dalë vitin e shkuar në qershor nga burgu ku ishte dënuar për grabitje, ndërkohe tjetri ishte arrestuar më parë për vjedhje.