Plani Urbanistik/ Veliaj: Tirana e viteve të ardhshme një kryeqytet modern europian – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani Urbanistik/ Veliaj: Tirana e viteve të ardhshme një kryeqytet modern europian

13:23 | 26/12/2016
në Shqiperi
0

Bashkia e Tiranës prezantoi draftin final të planit urbanistik të cilin e diskutoi sot me të gjithë këshilltarët bashkiak përpara se të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në 29 dhjetor.

Në fjalën përshëndetëse, Kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana e viteve të ardhshme sipas këtij plani do të jetë ajo e një kryeqyteti modern europian.

“Ky është një qytet që ngrihet në këmbë dhe që është elastk. Pavarësisht situatave që kanë ndodhur, besoj që viti i fundit ka qenë një vit që Tirana është ringritur. Është larg ambicies tonë, por megjithatë shpresoj që ky plan me gjithë amendimet që ne mund të bëjmë dhe me të gjithë shtesat, kur ky plan të hyjë në fuqi, do të fillojë të realizohet ambicia jon ë për një qytet europian. Minimalisht secili prej nesh, nëse ishte Kryetari i Bashkisë, anëtar i Këshillit Bashkiak, të ketë mundësi të thotë që sa isha unë në atë detyrë, dhashë kontributin tim maksimal për një Tiranë shumë më dinjitoze sesa ajo që gjetëm”, tha Veliaj. Ai shtoi se është bërë një punë e jashtëzakonshme me këtë projekt i cili merr parasysh të gjitha zhvillimet demografike që ka pësuar dhe që pritet të pësojë kryeqyteti në të ardhmen.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Vetëm ndryshimi demografik dhe gjeografik i Tiranës, qoftë si shtesë 30 % e popullsisë apo si rritje 25 herë e territorit, nënkupton që një pjesë nuk mund të vlejë për të tërën dhe Tirana urbane që ne kemi sot nuk vlen për të tërën. Ne kishim nevojë absolute për një plan të ri. Jo vetëm kaq. Plani i kaluar parashikonte një Tiranë të ngjeshur nga ana urbane që në 15-20 vitet e ardhshme parashikonte 4.5 milionë banorë. Kjo ne na u duk pak e paarsyeshme. Nuk mund të kemi një Shqipëri e gjysmë vetëm në Tiranë. Nuk i paragjykoj fare motivet, por besoj që i kemi dhënë planit një masë pak më njerëzore duke parashikuar një Tiranë që në vitin 2030 ka 1.5, 1.6 milionë banorë pra rreth 1/3 e popullsisë së Shqipërisë, por jo diçka jorealiste. Besoj që plani ka përmasa më njerëzore.

Sigurisht që plani është edhe një mishërim i një vizioni që ne kemi si anëtarë dhe përfaqësues të këtij qyteti, pavarësisht bindjeve tona politike. Ne duhet të vendosim a është një ide e mirë ideja e e pyllit obital? Unë besoj që po. Unë besoj që pavarësisht se çfarë secili lë në mandatin e vet, një pajë afatgjatë është diçka që siguron të ardhmen e një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Veliaj tha se pjesë e planit është Tirana policentrike, ndërsa theksoi se do të ndërtohen sheshe dhe parqe publike edhe në lagjet periferike.

Kryebashkiaku u shpreh se Plani Urbanistik do të ketë impakt dhe në hapjen e shkollave të reja të cilat do të rrisin cilësinë e arsimimit të fëmijëve të kryeqytetit. Veliaj bëri thirrje që debati për Planin Urbanistik të Tiranës të fokusohet tek ai teknik dhe jo për të bërë politikë.

 

Etiketa: Bashkia TiraneErjon Veliajkeshillle bashkiakPlani Urbanistik

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shkodër/ Atentat ndaj 44 vjeçarit, plagoset rëndë

Shkodër/ Atentat ndaj 44 vjeçarit, plagoset rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com