Nga Ardit Çela
Ja kam vënë emrin magjistar..
Se ka bastun një shkop të trash..
– Eh ta dish or nipçe ku e kam marr..
Dhe gur të jesh , do stepesh, do qash..
Ja kam vënë emrin magjistar..
Se ka kapelë të madhe, plot Filat..
Nuk e heq kurr, se ‘ është me zarar ‘
Ah sa pshehrëtima ka brenda ai qylaf…
Ja kam vënë emrin magjistar..
Se i qesh buza dhe kur qan..
– Ne , thot – or bir veç për një varr..
Nuk vdesim dot po s’na e dhan..
Ja kam vënë emrin magjistar..
Se ka në mënd dhjetë biblioteka..
Këngë të vjetra, dasma, ushtar..
Prej matan malit ja ndjell zemra..
Ja kam vënë emrin magjistar..
Se nipit i mëson këngë e valle..
– Ta dish or trim se ka zarar..
Mos të dish hapat e valles çame..
Dhe unë i qesh , unë nuk jam çam..
Por ndihem çam me magjistarin..
Kur prek mustaqet, kur dredh duhan..
Në shpirt si eshka ta ndez zjarrin…
Ti plaku çam, o magjistar…
Që rrit në zemër këngën , dollinë ..
Kafenë do ta sjell edhe mbi varr…
Siç në lokal ti më sjell gjithë SHQIPËRINË… !!!