Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 50-vjeçar është qëlluar me thikë gjatë një konflikti me një person tjetër.
I lënduari u dërgua në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë. Autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për arrestimin e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.