Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen me armë zjarri të punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa mësohet se punonjësi i IMT-së është paraqitur në rrugën “Todi Shkurti”për të vijuar me prishjen e një banese në këtë zonë.
Pronari i shtëpisë i ka bërë pritë duke e kundërshtuar. Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi efektivin, duke e lënë të plagosur në bark. Punonjësi i IMT-së është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas njoftimit të bluve, ngjarja ka ndodhura rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.
Punonjësi i I.M.T-së, rreth 50 vjeç është qëlluar me armë zjarri në bark. 52- vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa nga të dhënat e deritanishme bëhet me dije se autori u kap nga shërbimet.