Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, ku si pasojë e një konflikti të çastit, 49-vjeçari me inicialet A. O., ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, 23-vjeçarin me inicialet R. M., 23 vjeç.
R.M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.