Klodian Çobaj 30- vjeç është arrestuar sot nga policia në Fier. I riu ka plagosur me thikë nënën e tij Donika Çobaj, për arsye ende të paqarta.
50- vjeçarja ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit. Mësohet se ajo ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit: në qafë, barkë dhe kofshë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e saj.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.