Një punonjës i qarkullimit rrugor ka mbetur i plagosur në aksident pasditen e sotme.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen 7 pranë godinës së policisë në Durrës. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën automjeti ka dalë nga një rrugicë, duke u përplasur me motorin e policit.
Policit iu dha ndihma e parë shëndetësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Foto nga BallkanWeb: