Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri te zona e “Astirit” në Tiranë, pranë Unazës së Re.
I plagosuri është Gentjan Ramani i cili është qëlluar nga disa persona të paidentifikuar.
Ka qenë një telefonatë e banorëve të zonës që ka sinjalizuar policinë se disa persona kanë qëlluar me armë drejt një të riu.