Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

21:42 | 29/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Ylber Shamolli është oligark i ndërtimit në Kosovë, por si “një qengj i urtë që pi dy nëna”, merr tendera publikë në të dyja anët e kufirit. Sidomos dega në Shqipëri e kompanisë së tij “Eurokos Holdin” shpk është në listën e të promovuarve nga Kryeministri Rama.

Goditja e fundit në shenjë është një tender me fond afro 5 miliardë lekë i Bashkisë Lezhë. Më konkretisht objekti i prokurimit është “Sistemimi dhe Asfaltimi i Rrugëve Rurale në Njësitë Administrative Kallmet, Blinisht, Dajç dhe Ungrej”.

Edhe vitin e kaluar, para zgjedhjeve në këto anë u shfaq kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili premtoi ta fuste Kallmetin dhe Ungrejn në listën e rrugëve rurale që shtroheshin në atë kohë. Paratë nuk kanë munguar, por rrugët në Lezhë i mbulojnë përmbytjet dhe zhbëhen shpejt. Kështu paratë e taksapaguesve që shkojnë për “rrugë rrurale” kanë ardhur cdo vit në rritje. Në tetor të vitit 2022, Ndreu i dha ish-deputetit oligark Ndue Shpani, pronar i “Ulza” SHPK, 2.5 miliardë lekë për këtë qëllim. Projekti ishte me afat 3 vjet dhe duhej të mbaronte para zgjedhjeve 2025. Në vitin 2023, u shtrua me asfalt rruga Kallmet -Ungrej.

Para zgjedhjeve u bënë premtime të mëdha nga Ndreu në këtë zonë. Me një hartë në dorë, Ndreu u tregoi banorëve rrugët që do asfaltoheshin.

Rreth 2.3 miliardë lekë ishte fondi limit i tenderit dhënë Besnik Bamit, pronarit të “Bami” shpk, më 14 prill 2025. Bëhet fjalë për tenderin me “Flamur të kuq” korrupsioni, “Sistemimi dhe Asfaltimi i Rrugeve Rurale ne administrim te Bashkise Lezhe”.

Dhe pa mbaruar akoma këto rrugë të shqepura, pa ardhur akoma përmbytja e radhës që e fshin asfaltin, Pjerin Ndreu e hap këtë vit me një tender rekord. Janë 8.4 milionë euro në total që do të hidhen përsëri për asfaltime të rrugëve ruarale për vitin 2026.  Bashkia e Lezhës ka hapur një procedurë prokurimi me fond limit 848 milionë lekë, ose rreth 8.4 milionë euro, për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve rurale në njësitë administrative të territorit të saj.

Ndërhyrjet do të realizohen përmes dy loteve. Loti i parë, me vlerë 357 milionë lekë (3.6 milionë euro), përfshin Zejmenin, Shëngjinin dhe Kolshin.

Loti i dytë ka një fond limit plot 4.92 miliardë lekë të vjetra pa përfshirë TVSH. Në listë numëron 40 rrugë të shkurtra fshatrash që duhet të bëhen gati para zgjedhjeve të vitit 2027.

 

Tenderi është mbajtur më 12 mars 2026, ku kanë marrë pjesë 6 operatorë konkurues. Janë të gjithë “ujqër” të tenderave dhe zakonisht e dinë fituesin që është i paracaktuar. Megjithatë, një kompani ka dalë nga skema dhe ka bërë ofertë më të ulët se sa fituesi i tenderit, që është bashkimi i operatorëve i përfaqësuar nga “EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI” Dshh.

Kështu, grupi i bashkimit të kompanive i përfaqësuar nga “S.M.O.UNION” Shpk, sipas dokumenteve, ka propozuar ta bëjë asfaltimin e këtyre rrugëve me 3.28 miliardë lekë. Kjo është afro 800 milionë lekë diferencë me ofertën fituese të dhënë nga kompani në pronësinë e Ylber Shamollit nga Kosova.

Gjithsesi, komisioni i Pjerin Ndreut nuk është nisur nga parimi i ofertës më ekonomike, por zbaton porosinë që ka dhënë shefi. Prandaj me 9 prill 2026, kompania e Ylber Shamollit është ftuar të paraqitet si fituese për të vazhduar me hapat e tjerë. Jo rastësisht, afati i mbarimit të asfaltimit korrespondon me zgjedhjet e ardhshme vendore.

Përvec hijes së dyshimit për manipulimin e tenderit, ekziston rreziku që projekti të përfundojë shkel e shko. Kompania “EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI” Dshh, ka marrë përsipër disa punë në Shqipëri, por nuk shquhet për cilësi.

Një nga këto punë publike, të kryera nga kompania e Ylber Shamollit, është në fshatin Juban, në njësinë administrative Gur i Zi, Shkodër. Meqenëse është përballur historikisht me përmbytjet dhe erozionin nga lumi Drin, u financua ndërtimi i një argjinature. Edhe pse në dhjetor 2024 u njoftua mbarimi i punimeve për mbrojtjen e mbi 500 hektarëve tokë, zona përsëri ka vuajtur nga reshjet intensive dhe gërryerja e tokës.

Kjo është pamja inauguruese që i bën kryeministri Edi Rama kësaj argjinature.  “Punimet e përfunduara për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Juban të Shkodrës, garantojnë mbrojtjen e mbi 500 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave të banuara nga gërryerjet e lumit Drin”, shprehet Rama në 5 dhjetor 2024.

Në 26 tetor 2025, fshati dhe tokat e tij u përmbytën sërish nga shirat.

Biznesmeni Shamolli është përfolur edhe në Kosovë për një tender nën hetim nga Prokuroria.

Personi i dytë nga e majta në fotografi, me një bluzë të verdhë e me një buzëqeshje në fytyrë është biznesmeni Ylber Shamolli. Ky shfaqet në një aktivitet krah për krah me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin e ministrin e Kulturës po ashtu në detyrë, Hajrulla Çekun. Udhët e Shamollit dhe pushtetit kryqëzohen tek tenderët pa konkurrencë që kompania e tij, “Eurokos Holding SH.P.K” ka fituar vitin e kaluar.

3 milionë euro është shuma që shteti i pagoi përmes tenderit kompanisë “Eurokos Holding SH.P.K” për ndërtimin e dy urave që lidhin jugun me veriun e Mitrovicës. Më 1 korrik 2025, Ministria e Infrastrukturës shpërbleu me kontratë këtë kompani përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës. Gjithësej u pranuan pesë aplikime, por vetëm ai nga “Eurokos Holding SH.P.K”, u konsiderua i vlefshëm duke u shpallur kështu fitues.

“Eurokos Holding SH.P.K”, fitoi edhe një tjetër tender. Përmes procedurës së njëjtë, me ministrinë e njëjtë, në vendin e njëjtë. Firma e Shamollit kësaj radhe do të duhet të ndërtojë rrugën që lidhë urën e re me rrugën kryesore në Mitrovicë, në jug e veri.

Vlera totale e kontratës së re është 479 mijë e 999 euro.

Ai thotë se kompania e tij “është e para që ka shtruar rrugë në Kosovë dhe se fokusin e ka në Shqipëri”. Për kontratat njëburimore, mohon se u favorizua.

“Kurrfarë favorizimi s’ka. Unë dy kontrata i kam që pesë vjet. Ma shumë punoj në Shqipëri se që punoj në Kosovë. E vetmja kontratë njëburimore është qikjo e urave, edhe aty na kanë marrë si referencë se urat në Shqipëri shumicën e autostradës e kemi pas dhe e kena kry na. E kanë ditë që kemi referenca edhe kena përvojë në ura. Me thanë se nuk më ka interesu. Po masi më kanë thirrë e kam kry punën teme”, ka deklaruar Shamolli.

Kontrata mes kompanisë së Shamollit dhe Ministrisë së Infrastrukturës tanimë është subjekt hetimi nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, theksonte organi më i lartë akuzues në komunikatë për media teksa konfirmonte nisjen e veprimeve hetimore për projektin në fjalë.

gijotina.com/

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com