Piza, qytet pellazg – etrusk – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Piza, qytet pellazg – etrusk

18:20 | 11/03/2020
në Kryesore
0

Nga Fahri Xharra

E dini që qyteti Piza në regjionin e Toskanës ishte ndërtuar para Luftës së Trojës? Pak nga ne e kishim ditur se dikur në siujdhesën Italike të gjithë banorët e asaj ane të Adriatikut e flitshin të njëjtën gjuhë po si ilirët e brigjeve të Adriatikut Lindor e më tutje po sikur ata banorët e lashtë Azisë së Vogël.

Unë personalisht e falënderoj shqiptaren e madhe Nermina Vlora Falaschi, e cila me studime të saja na e bëri të gjallë se edhe etruskët ishim ne, po sikurse ilirët edhe etruskët flitshin shqipen e kohës së vet.

Read more

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshaj Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina” –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026 –

Bota etruske ishte shumë e madhe. Neve na kishin ndalur orën tek formimi i Perandorisë Romake pa e spjeguar se si ata lindën, kush i solli në tokat e kujt mbretëruan… Askush nuk na e shpjegonte që ata lindën nga vetë etruskët dhe ilirët dhe u rritën dhe u glorifikuan, hiç më shumë se sa në tokat e të parëve të tyre. Duke filluar nga përgatitje shkollore, arti luftarak, sulmet e shkatërrimet, por më vonë jeta e ëmbël dhe ndërtimet ishin nga vetvetja.
Po cilët ishin Lidianët dhe Etrsuskët e Toskanës?

Thuase ishin vetëm ata në siujdhesën italike. Po mesapët, picentët, sardët, venetët?

Miku i madh i lashtësisë sonë zoti Mathieu Aref në një rast shkruan: “Po e mbyll më këtë reflektim të famshëm të historianit gjerman Karl Otfried Müller i nxjerrë nga “Prolegomena” e botuar në 1825 (edhe pse unë nuk pajtohem me të gjithmonë në disa fusha të tjera): “Sa më shumë inteligjenca të depërtohet në historinë e Greqisë, më shumë vëmendje do t’i kushtohet elementit pellazg, i sakrifikuar deri tani”. Për këtë unë e konsideroj si një vizionar të madh. Falëminderit”.
Për deri sa ai e mbyllte shkrimin e tij me fjalët e cituar më lart, unë po e nis shkrimin tim po me atë thënie të historianit gjerman Karl Otfried Müller: “Sa më shumë inteligjenca të depërtohet në historinë e Greqisë, më shumë vëmendje do t’i kushtohet elementit pellazg, i sakrifikuar deri tani”.

Pra, elementi pellazg është sakrifikuar që moti, për hir të diçkaje tjetër madhore; falsifikimit të historisë.

Trombeti thoshte me bindje që “raca ilire shtrihej për së gjati e së gjeri Gadishullit Apenin, që nga tokat Venete e gjer në Pulia dhe Kalabri”. Studiuesi Lattes e pranonte se gjatë studimeve të tij nuk kishte hasur asnjë kundërshti mes origjinës së ilirëve dhe “popujve italikë” (Studi Etruschi 1942). Po ku dua të dal?

I motivuar shumë nga kundërshtimet që edhe sot i kemi ndaj elementit pellazg , atëherë e konsultova një libër shumë me vlerë të Mario Guranaçit, 1767, e posaçërisht desha të shënoj ndërtimin e qytetit të Pizës së Toskanës në veriun e Detit Tiren.

Shënimet e ndryshme flasin . Ato tregojnë për Pizën e njohur me Kullën e saj të shtrembër, por unë u thellova dhe hasa në mirëkuptim të literaturës se kush ishin ndërtuesit e parë të saj. Historia i ka shtresuar kohët e kaluar mbi të, por edhe fillimi i Pizës është i shënuar nga vetë ata që janë mundura t’ia krijonin një histori që del dhe fillon nga vetëm ata.

Prejardhja e emrit të Pizës nuk dihet, kurse origjina e qytetit me shekuj kishte mbetur e panjohur, sepse kishte teori të ndryshme për të parët e këtij qyteti bregdetar. Thuhej se ishin Pellazgët, Grekët, Etruskët dhe Ligurët.

Hulumtimet arkeologjike kanë gjetur gjurmë të shekullit të V të para Krishtit që e vërtetojnë tregtinë në mes Galëve dhe Grekëve në këtë qytet. Por, duke gërryer në Arenën “Garibaldi” në vitin 1991, u gjetën varrezat etruske.

Edhe autorët romakë e shkruanin se Piza ishte qytet i vjetër. Strabo i referohej origjinës së Pizës që Nestori mitik, Mbreti i Pylosit, pas rënies së Trojës, por Virgjili në “Eneidën” e tij e përshkruante si qendër të madhe në “Tokën e Etruskëve”. Komentuesi i Virgjilit shkruante që Teuti, mbreti i pizanëve e kishte themeluar qytetin e Pizes 13 shekuj para fillimit të epokës së re (William Heywood (2010). A History of Pisa: Eleventh and Twelfth Centuries. Cambridge University Press. p. 1. ISBN 9781108010139).

 

Më vonë Piza shërbente si bazë romake e ekspeditave të saja detare kundër Galëve, Ligurëve dhe Kartagjenasve. Në vitin 180 para Krishtit qyteti u kolonizua nga romakët dhe u fut nën ligjin “Portus Pisanus”. Në vitin 89 para Krishtit, Portus Pisanus u bë municipium.

Të dalim tek pellazgët dhe etruskët themeluesit e vërtetë të Pizës, pra sipas Mario Gurnaçit dhe librit të tij historik Piza dhe Arkadia u themeluan nga pellazgët tiren. Lexoni foton në krah nga libri i përmendur.

 

Derisa Straboja shkruante se qyteti ishte vetëm 4 kilometra larg bregut të detit, tani qyteti falë ndryshimeve gjeologjike është mbi 9 kilometra larg bregut të Detit Tiren.

Etiketa: A History of PisaArena “Garibaldi”Deti TirenEneidaetruskFahri XharrapellazgPizaqytetvarrezat etruskeVirgjiliWilliam Heywood

Të Lidhura

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

nga 27
08:23 | 13/05/2026
0

Gazetari i njohur investigativ italian i ‘Domani’, Nello Trocchia, ka rrëfyer detaje mbi kërcënimet që çuan në vendosjen e tij...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:05 | 13/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me...

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshaj Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina” –

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshaj Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina” –

nga 27
08:03 | 13/05/2026
0

Më 29 nëntor të vitit 2020, ndërtesa më e lartë e botës, Burj Khalifa do të ngjyrosej Kuq e Zi....

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026 –

nga 27
07:41 | 13/05/2026
0

DashiKa pak tensione në familje, por nuk janë situata që duhen marrë shumë seriozisht. Yjet ju këshillojnë të mos merrni...

Para
Lina ime në front të parë me koronavirusin

Lina ime në front të parë me koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

08:23 | 13/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:05 | 13/05/2026
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshaj Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina” –

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshaj Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina” –

08:03 | 13/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026 –

07:41 | 13/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 13 Maj 2026 –

07:33 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –
  • Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshaj Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina” –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 13 Maj 2026 –
  • Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –
  • Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com