Pipero për DW: Epidemia e COVID-19 e mirëkontrolluar, hyn në fazën e dytë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pipero për DW: Epidemia e COVID-19 e mirëkontrolluar, hyn në fazën e dytë

16:53 | 26/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që prej më shumë se 45 ditësh është në vijën e parë të “zjarrit”, në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë thotë për DW, se treguesit kryesorë të kësaj faze shfaqen në dy aspekte: “Në aspektin epidemiologjik dhe atë klinik. Në aspekin e parë vlerësohen – koha që ka kaluar nga rasti i parë që u prek me COVID – 19, ecuria e epidemisë në bazë të numrit të rasteve të reja të konfirmuara dhe piku i saj, që për viruset respiratore përkon nga java e katërt deri në javën e gjashtë. Në aspektin klinik tregues është numri i shtrimeve në spital që tregon për ecurinë e butë të epidemisë, uljen e kurbës së rasteve të shtruara dhe rritjen e rasteve të shëruara. Ndërkohë që rastet e rënda me rrezik jete, kanë filluar të ulen”, thotë për DW, Prof. Pëllumb Pipero.

 

Ai thekson se në fazën e dyte, që është më e gjatë se e para, barrën më të rëndë e ka shërbimi epidemiologjik, “që duhet të hetojë në mënyrë inteligjente për të parandaluar shpërthimin e vatrave të reja. Shërbimi spitalor pritet të jetë më i lehtësuar, nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë si deri më tani rregullat, që edhe pse disi të lehtësuara nuk duhet të ulin vigjilencën dhe kujdesin“. “Rastet e reja janë asimptomatike (pa simptoma), kontakte të kontakteve me të infektuarit zbulohen nga shtimi i testimeve. Kemi më shumë raste pozitive, por më pak të sëmurë. Ky është një trend normal dhe i qëndrueshëm i epidemisë, që mendoj se është menaxhuar më mirë sesa në vende të tjera të rajonit”, sqaron Dr. Pipero për DW.
“Zona të gjelbra” dhe “Zona të Kuqe”

Pas ndryshimeve në Kodin Penal dhe ashpërsimit të dënimeve për shkelësit e rregullave të karantinës dhe shtetrrethimit deri në burgim nga 2- 8 vjet, Parlamenti miratoi ditët e fundit zgjatjen e situatës së “Katastrofës Natyrore” duke e rritur nga 1 në 3 muaj, deri në 23 qershor.

Por krahas zgjatjes me 2 muaj të situatës së “Katastrofës Natyrore” autoritetet ndërmorën hapa për lehtësimin e masave në ato zona që nuk kanë asnjë rast të infektuar me COVID-19 dhe janë në risk të ulët për t’u infektuar në javët në vijim. Këto zona u përcaktuan si “Zona të gjelbra” në raport me “Zonat e kuqe” ku epidemia ka prekur shumë qytetarë dhe ku risku i infektimit është i lartë.

Duke filluar nga dita e hënë, (27.04) në 19 “zonat e gjelbëra” në gjithë vendin do të fillojë për dy javë një fazë pilotimi e lehtësimit të karantinës. “Risku i ulët nuk do të thotë që këto zona janë të paprekshme, ashtu sikundër nuk do të thotë që nëse rregullat nuk zbatohen ato nuk mund të kthehen nga të gjelbëra në të kuqe”, tha kryeministri Rama në një takim që zhvilloi në fundjavë me kryetarët e bashkive të zonave të gjelbëra, që duhet të angazhohen për zbatimin e rregullave të reja.

Këto rregulla lejojnë lëvizjen e automjeteve private dhe këmbësorëve pa autorizim nga policia e shtetit, 8 orë në ditë, nga 9.30 – 17.30 por jo të pensionistëve. Këta të fundit lejohen të dalin nga karantina vetëm 3 orë në mëngjes, nga 05.00 – 08.30, kur në këtë fashë orari u ndalohet liri-dalja të gjithë këmbësorëve të tjerë, përveꞔ atyre që shkojnë në punë.

Rifillim aktivitetesh edhe në zonat e kuqe
E hëna (27.04) do të jetë dita, kur do të rifillojnë punën gjykatat dhe aktivitetin tregtar disa kategori të biznesit të vogël, që nuk paraqesin rrezik të lartë infektimi dhe zbatojnë rregullat e distancimit social dhe higjenës. Edhe taksitë rifillojnë aktivitetin e tyre, vetëm me një pasagjer në sediljen e pasme, nëse udhëtojnë jo brenda për brenda qytetit por nga një qytet në tjetrin.

BE po e mbështet Shqipërinë për të përballuar epideminë nga COVID- 19 me 50 milionë Euro dhe me 46.7 milionë Euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike, beri me dije ditët e fundit delegacioni i BE në Tiranë. Përveç këtyre shumave Shqipërisë do t’i vihet në dispozicion një shumë shtesë prej 180 milionë eurosh, hua të buta për të forcuar stabilitetin makro-ekonomik./dw

Etiketa: COVID-19Epidemia e Covid-19faza e dytëMjeku infeksionistProf. Pëllumb PiperoSpitali Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para

Vladimir Putin drejt rënies nga "froni"/ Rusia në kolaps, mjekët braktisin detyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com