Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët

12:59 | 18/10/2019
në Kryesore
0

Read more

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

Nga Kim Mehmeti

Shqipëria nuk është e rrezikuar nga ambiciet e një Kryeministri që donë t’i kontrollojë të gjitha, por nga një “Piktor” i dështuar dhe i frustruar që nuk mund ta kontrollojë vetveten.

Shqipëria u bë vend ku ka kush të vdes, por ku s’ka kush të të varrosë sepse aty është e turpshme të turpërohesh dhe pse thuajse çdo gjë në atë vend funksionon sipas logjikës: “Të gjithë qelbësirat tona, kundër plehut të tyre”.

Po pra, Shqipërinë nuk e dëmtojnë armiqtë e jashtëm, por patriotët e brendshëm të “Rilindjes”, të cilët atë e shohin si lopë të cilën duhet ta ushqejë populli, e ta mjelin ata.

Dhe Shqipëria nuk vuan pse ajo nuk ka njerëz të ndershëm e të vlefshëm, por pse në atë vend, më e nderuar dhe më e paguar është një dele që për çdo natë del në televizor, se sa një mësues fshati që ka në dorë ardhmërinë e vendit.

Në Shqipëri kurrë nuk do ketë zgjedhje të parakohshme, sepse aty çdo gjë është e jashtëkohshme dhe nuk i takon as të sotmes, as të ardhmes e as të shkuarës, por pashpresës.

Dhe problemi i Shqipërisë nuk janë vetëm elitat e gjithëllojshme tona të korruptuara, por edhe të gjithë ne që nuk shohim se mëmëdheu është shndërruar në një atelie ku “Piktori” i ndërron brekushet e veta dhe ku prej moti e ka hapur “ekspozitën” e pandjeshmërisë sonë të turpshme ndaj fatit kolektiv.

Andaj, problemi më madhorë i Shqipërisë nuk është pse atë nuk e do Evropa, por pse “Piktori” e bëri atë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët.

Dhe andaj Shqipëria do vazhdojë të mbetet vend kryesisht i banuar nga të pakënaqurit, por të cilët nuk e kanë kuptuar se pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundojnë ose në vajtim, ose në nënshtrim, se aty ku pakënaqësia mbetet vetëm lotëderdhje dhe vuajtje e heshtur, njeriu ose pajtohet të jetojë me të keqen, ose ndërmerr atë që bëjnë të rinjtë e mëmëdheut: ikin nga hapësirat ku sundojnë vrastarët e shpresës, ku fatin e të ndershmëve e përcaktojnë hajdutët dhe kriminelët dhe ku, njerëzit pajtohen që të keqen e sotme, ta arsyetojnë e ta mbulojnë me fatkeqësinë e djeshme!

 

Etiketa: Kim MehmetipiktoriShqiperiaShqiptarët

Të Lidhura

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

nga 27
11:39 | 07/06/2026
0

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të futbollistit 22-vjeçar të AF...

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

nga 27
11:31 | 07/06/2026
0

Dy persona kanë rënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram...

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

nga 27
10:43 | 07/06/2026
0

AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fation Bunjaku. Shqiptari nga Kosova...

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

nga 27
10:25 | 07/06/2026
0

“Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, në një takim që, për të gjithë ata që duan...

Para
U arrestua për shpërdorim detyre, Apeli liron kreun e Kadastrës në Durrës

U arrestua për shpërdorim detyre, Apeli liron kreun e Kadastrës në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

11:39 | 07/06/2026
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

11:31 | 07/06/2026
Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

10:43 | 07/06/2026
Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

10:25 | 07/06/2026
Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

10:23 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –
  • Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –
  • Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –
  • Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –
  • Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –
  • Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –
  • Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com