Piktori arvanitas i apasionuar pas figurave shqiptare (Niko Egonopulo 1907-1985) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Piktori arvanitas i apasionuar pas figurave shqiptare (Niko Egonopulo 1907-1985)

18:01 | 23/10/2016
në Kosove Rajon
0

Nga Arben Llalla

Njëri nga piktorët më me famë në Greqi është Niko Egonopulo i lindur në një familje arvanitase. Ai i përket elitës së piktorëve grekë me origjinë shqiptare. Fama dhe suksesi i tij i kalon kufijtë e Greqisë. Para disa kohësh minoritari grek Dionis Qirzidhis pasi hodhi baltë mbi figurat e shquara shqiptare Ismail Bej Qemalin dhe Eqerem bej Vlorën tentoi me një studim primitiv të mohonte të vërtetën mbi origjinën shqiptare të Egonopulos. Pavarësisht kësaj dokumentat historikë të zbuluara në arkivat greke dëshmojnë të kundërtën.

Në kalendarin e vitit 1986, Lidhja e Arvanitasve të Greqisë botoi biografitë e piktorëve të mëdhenj grekë me origjinë shqiptare, ku në këtë përmbledhje ishte edhe biografia e shkurtër e Niko Egonopulos. Biografitë u botuan në kujdesin e arvanitasit të madh, tashmë të ndjerë, Aristidh Kola.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Në vitin 1950 Niko Egonopulos u martua me Neli Andrikopulon dhe nga kjo martesë më 1951 do të lindte djali i tyre që e pagëzuan me emrin Panajot.

1
Arkitekt Sinani, pikturë e Niko Egonopulo e vitit 1934, në dru

Gjatë kërkimeve të mia nëpër arkivat e ndryshme hasa se të gjithë studiuesit grekë e pranojnë që piktori Niko Egonopulos ishte arvanitas. Por, ndesha edhe një gabim, ku disa shkruanin se ka lindur më 1907 dhe disa më 1910. Sipas çertifikatës së lindjes Niko Egonopulo lindi më 21 tetor të vitit 1907 dhe do të vdiste nga një goditje në zemër më 31 tetor 1985. Artisti u varros me nderime dhe shpenzimet e varrimit u financuan nga ndërmarrja publike shtetërore.

Niko Egonopulo bëri punëra të ndryshme si përkthyes në një bankë, sekretar në Universitet. Më 1930-1934, punoi si dizanjer dhe topograf në departamentin e planifikimit urban në Ministrinë e Punëve Publike. Në vitin 1945 filloi punë asistent në Universitetin Kombëtar Teknik për t’u zgjedhur më 1969 po në këtë Universitet me titullin e lartë profesor i Vizatimit dhe i Historisë së Artit.

Piktori i dashuruar pas personaliteteve shqiptare

Që Niko Egonopulo rridhte nga një familje arvanitase e pohon dhe Stefano Bulaniqani në veprën “Fjalor i pikturës greke”, (MELISA).

3
Skënderbeu, pikturë e Niko Egonopulo e vitit 1951

Prindërit e tij Panajoti dhe Errietti vinin që të dy nga familje të mëdha arvanitase. Babai, Panajoti ishte nga Kostandinopoja, por të atij e kishte nga Mani i Moresë, ndërsa mëmën nga Epiri. Nëna e Nikos, Errietti, e cila kishte lindur në Athinë, nga babai kishte origjinë gjermane, ndërsa nga mëma ishte arvanitase e bija e beut të Hidrës, Gjergj Vulgari.

Babai i tij Panajoti, që në vegjëli e ushqeu atë me një ndjenjë të veçantë, e cila ishte dashuria për origjinën shqiptare, i fliste shpesh për arvanitasit e Kostandinopojës, Arbërinë, Hidrën. Kështu, të gjitha këto rrëfime u bënë tablo të rëndësishme që më pas përmes talentit artistik u shprehën si motive të veçanta dhe të shenjta në pikturat e tij.

Niko Egonopulo ishte një përfaqësues i shquar i rrymës surrealiste të pikturës në Greqi. Shpirt i paqetë, siç ishte, i ra anekënd Europës, por zemra e tij ishte e mbërthyer në Hidrën e lashtë që banohej nga arvanitasit.

Shtëpia e tij kishte tri kënde: Shqipërinë – Hidrën – Kostandinopojën (Stambolli). Dhe nga dritaret e shumta shpirti i tij i shqetësuar shikonte gjithë botën.

Në mesin e veprave të shumta, ato të cilat me shumë ëndje e dashuri i punoi dhe i përpunoi disa herë ishin pikërisht veprat që lidheshin me jetën dhe origjinën e tij shqiptare: “Skënderbeu”, “Mërkur Bua”, “Odise Andruço”, “Admiral Andrea Miauli”, “Arkitekt Sinani”, “Aleksandri dhe grekët”, “Gjuetari në agim”, “Gjumë dhe vdekje”, “Lufta civile”, e plot të tjera.

Në vitin 1938 Egonopulo do të prezantohej si piktor në ekspozitën e organizuar nga shoqata “Arti Popullor Grek”. Për të vazhduar pjesëmarrjen në disa ekspozitave profesionale më 1942, në Pallatin Zappeion, në Galerinë e Artit Grek si dhe në Ekspozitën Ndërkombëtare në Nju Jork, në Oslo e gjetkë.

Në vitin 1966 fiton çmimin “Urdhëri i Kryqit të Artit të Gjergji I”, si piktor i suksesshëm. Dhe më 1971 shpërblehet me çmimin “Kryqi i Komandantit të Feniksit”.

Origjina arvanitase nga nëna

Niko Egonopulo kishte dajë ish-kryeministrin e Greqisë, Dhimitër Vulgari (1801-1877), i cili lindi më 1801, në ishullin e Hidrës. Ai ishte biri i beut të Hidrës, Gjergj Vulgarit. Dhimitër Vulgari në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës. U bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Vdiq më 1877 në Athinë.

2
Arvanitasi Mërkur Bua, pikturë e Niko Egonopulo e vitit 1953

Po ashtu Niko Egonopulo kishte dajë edhe Petro Vulgarin, i cili kishte lindur në ishullin e Hidrës, më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i kryetarit të Greqisë, arvanitasit Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i Aviacionit të Marinës, komandant i bazës së nëndetëseve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. U bë ministër i Aviacionit në qeverinë e Lindjes së Mesme dhe nga 8.4.1945 e deri më 17.10.1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për shërbimet si kryeministër, vdiq në Athinë më 1957.

Poet dhe pjesëmarrës në luftë kundër gjermanëve

Niko Egnopulos nuk ishte vetëm piktor, por ai ishte edhe një poet i madh i cili ka botuar disa libra dhe ka shkruar edhe tekste dramash. Librat e tij i kalojnë mbi 10 ribotime, gjë që tregon suksesin e krijimit edhe në fushën e letrave. Në vitin 1938 botoi përmbledhjen e parë me poezi “Mos e huto shoferin”, duke botuar edhe një përmbledhje të dytë me poezi “Klavikembalot e Heshtjes”.

Lufta e Dytë Botërore e gjen Niko Egonopulon në radhët e ushtrisë çlirimtare greke. Më 13 prill 1941 në luftime midis grekë dhe gjermanëve, ai u arrestua dhe u dërgua të punojë në kampet e punës, por pas disa kohësh u arratis dhe mbërriti në këmbë deri në Athinë.

Në vitet e luftës kundër gjermanëve shkruan poemën “Bolivar” e cila qarkulloi në dorëshkrim dhe lexohej në mbledhjet e grupeve të rezistencës greke. Poeti Niko Egonopulo këtë vepër ia kushton revolucionarit latino-amerikan Simon Bolivarit (1783-1830). Por në poemë, ai flet edhe për Greqinë, për heronjtë e 1821.

Në vitin 1944 botoi në formë pamfleti shtatë poema dhe doli në qarkullim të lirë edhe poema “Bolivar”.

Më pas krijimtaria e tij letrare do të vazhdonte me botime e veprave “Rikthimi i Bilbilave”, “Eleusis”, “Atlantiku”. Në vitin 1957, do të botonte përmbledhjen me titull: “Në gjuhën greke lulëzon”, të cilën Ministria Kombëtare e Edukimit në vitin 1958 do ta nderonte me çmimin e parë për poezi.

Në vitin 1978 do të botonte librin me poezi “Në lugajë të trëndafilave” dhe më1979, do të fitonte çmimin e dytë shtetëror për poezi.

Etiketa: arben llallaarvanitasDhimitër VulgariFjalor i pikturës grekeHidraKostandinopojëMoreNiko Egonopulopiktoripoema “Bolivar”

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para

Kartolina e komunizmit/ Pamje nga Shqipëria e para viteve '90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com