Peticion për masat ndaj COVID-19/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Çlironi Shqipërinë, stop diktaturës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peticion për masat ndaj COVID-19/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Çlironi Shqipërinë, stop diktaturës

06:00 | 20/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar me një postim në rrejtet sociale në lidhje me masat që po merr qeveria si pasojë e pandemisë që po kalon vendi.

Aleanca në fjalë duket se ka “harruar” kauzën” e vet dhe është përqendruar tek situata që po kalon vendi duke bërë edhe një peticion drejtuar Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës ku bëjën thirrje që të ketë transparencë dhe përgjggjshmëri nga ana e qeverisë në të kundërt, kjo klasë politike do të mbajë përgjegjësi për rrënimin ekonomik të vendit dhe konfliktin social të pashmangshëm që do të pasojë sipas Aleancës për Mrojtjen e Teatrit.

Postimi i plotë

Read more

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

“ÇLIRONI SHQIPËRINË TANI!
STOP DIKTATURËS SANITARE!

PETICION

Drejtuar:
Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta
Komisionit Europian
Këshillit të Europës

Prej pesë javësh jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe qeverisemi jo nga një qeveri, por vetëm nga Kryeministri; jo me ligje, por me urdhëra të shpallur nga Kryeministri. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri ka dorë të lirë të shkelë Kushtetutën sipas qejfit.

Neni 27 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, paragrafi 2, pika d, sanksionon se:
2Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:
d)kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse…
Në kundërshtim me Kushtetutën, Kryeministri ka shpallur 3 milion shqiptarë “përhapës të një sëmundjeje ngjitëse” dhe u ka kufizuar lirinë, duke i dënuar me burgosje në shtëpi.Njëkohësisht me Nenin 27, Kryeministri ka shkelur edhe Nenin 49, paragrafi 1, të Kushtetutës, i cili sanksionon se: Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme…

Ky dënim i paligjshëm dhe antikushtetues bie ndesh madje edhe me Ligjin nr.8328, datë 16.4.1998 (I ndryshuar) “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, Neni 28 “Koha e ajrimit” i të cilit, sanksionon se: Të paraburgosurit dhe të dënuarit që nuk punojnë jashtë dhe të gjithë të dënuarit e tjerë, në ditët që nuk punohet, kanë të drejtë të qëndrojnë në ajrim në mjedise të hapura jo më pak se 2 orë në ditë. Të dënuarit e mitur kanë të drejtë të qëndrojnë në ajrim, jo më pak se 3 orë në ditë, përveç kohës për veprimtari social-edukative.

Veçanërisht fëmijët dhe pensionistët janë të dëmtuar nga ky dënim antikushtetues, pasi për ta nuk ekziston më as e drejta e ajrimit në burg. Masat e marra nga Kryeministri në zbatim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore janë joproporcionale dhe të paarsyeshme, nëse konsiderojmë faktet:

1 Kryeministri dërgoi mjekët me termometër në dorë, nëpër pikat e kalimit kufitar, kur dihej se personi i prekur nga virusi është përhapës i tij edhe nëse nuk ka shfaqur temperaturë të lartë. Ai priti shfaqjen e rasteve të para, për t’i përdorur ato si justifikim për instalimin e diktaturës personale, për të cilën dukej se ishte përgatitur me kohë.

2 Kryeministri nuk mori asnjë masë për sigurimin e stokut të nevojshëm me maska dhe alkool, të domosdoshme dhe efikase në parandalimin e përhapjes së virusit. Ai dhe shërbëtorët e tij nuk rekomanduan kurrë përdorimin e maskës, ndërkohë që shumë vende në Europë e kanë bërë këtë masë të detyrueshme me ligj.

3 Kryeministri ka urdhëruar masa ekstreme, që nuk janë zbatuar në asnjë vend të Europës, përfshi edhe Italinë, ku shifrat janë mbi 40 herë më të larta ( Shqipëria regjistron 9, ndërsa Italia 376 vdekje për një milion banorë)

4 Kryeministri ka refuzuar çdo ndihmë për pensionistët dhe fëmijët, që i ka dënuar me burg, pa të drejtë ajrimi, ndërkohë që në Itali edhe qentë kanë më shumë të drejta se pensionistët dhe fëmijët shqiptarë, pasi ata mund të shetisin çdo ditë, madje edhe me ndihmën e vullnetarëve, nëse të zotët e tyre e kanë të pamundur.

5 Kryeministri po refuzon thirrjet e mjekëve dhe psikologëve të pavarur, që po kërkojnë lehtësim të masave, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të shëndetshëm dhe parandalimin e përkeqësimit të shëndetit tek personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, problemet e shëndetit mendor, si pasojë e stresit dhe mungesës së veprimtarisë fizike.

6 Kryeministri po injoron zërat e mjekëve të pavarur që thonë se virusi ka qenë i pranishëm që në janar dhe në shkurt janë verifikuar raste të sëmurësh me “pulmonit akut ATIPIK” dhe nuk ka asnjë hetim, përmes verifikimit të skanimeve, për të sqaruar nëse bëhej fjalë për Covid-19.

7 Kryeministri po refuzon të shohë kurbën e vdekjeve, rasteve të reja dhe të shtruarve në spital, që janë të gjitha në rënie, gjë që provon edhe një herë se piku i epidemisë në Shqipëri ka kaluar para se të fillojë zbatimi i masave kundër saj.

8 Kryeministri dhe kryebashkiakët po u refuzojnë ndihmën financiare pensionistëve dhe po shpërdorojnë fonde për tenderë abuzivë pakosh ushqimore, transport, ekipe korrierësh ku nuk mungon kameramani dhe fotografi, duke kryer atë që quhet “porno me varfërinë”.

Për gjithë sa më lart, ne kërkojmë ÇLIRIMIN E SHQIPËRISË TANI!
Rikthimin në punë të të gjithë qytetarëve të Republikës që janë të aftë për punë, për të shmangur falimentimin ekonomik. Rikthimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës e statusit social. Rihapjen e të gjitha shkollave, pasi asnjë fëmijë nuk është infektuar deri më sot.

Detyrimin e të gjithë qytetarëve të përdorin maska në mjedise të mbyllura, deri në rënien shkallës së infektueshmërisë nën 1.

Qeveria të marrë masa për prodhimin e maskave me shumë përdorime nga ndërmarrjet fason në
vend.

Kryeministri të bëjë transparencë për fondet e ndihmave, të përfituara me rastin e pandemisë dhe të shpërndajë urgjent fondet për individët dhe bizneset e prekur. Lejimin e të gjitha veprimtarive sociale, sportive dhe kulturore. Në të kundërt, kjo klasë politike do të mbajë përgjegjësi për rrënimin ekonomik të vendit dhe konfliktin social të pashmangshëm që do të pasojë.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Etiketa: Aleanca për Mbrojtjen e TeatritÇlironi Shqipërinë taniCOVID-19peticionstop diktaturës sanitare

Të Lidhura

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

nga 27
20:09 | 16/03/2026
0

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

nga 27
19:55 | 16/03/2026
0

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

nga 27
18:53 | 16/03/2026
0

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

nga 27
18:15 | 16/03/2026
0

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Para
Drejtori i TgCom24 e konfirmon: Koronavirusi doli nga një laborator kinez në dhjetor (film)

Drejtori i TgCom24 e konfirmon: Koronavirusi doli nga një laborator kinez në dhjetor (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com