I ftohti polar që ka përfshirë vendin, ka sjellë reshje të dendura bore dhe ngrica kudo nëpër rrugët e Peshkopisë.
Rrugët për në zonat rurale janë pothuajse të pakalueshme, ndërsa njësitë administrative janë të bllokuara. Në qytet mjaft të rinj e të vegjël po shfrytëzojnë reshjet e borës për ski, si dhe për të luajtur.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet ndërsa paralajmëron intensitet reshjesh edhe në vijim.