Përtej trenit që ktheu pas kolonia serbe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përtej trenit që ktheu pas kolonia serbe

16:00 | 19/01/2017
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Presidenti Hashim Thaçi ka plotësisht të drejtë. Provokimi i Serbisë me trenin e nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut nuk duhej përfillur. Në intervistën e tij për Reuters ai zbuloi synimet e Beogradit; provokimin e situatës që do pëfundonte me ndëhyrjen e ushtisë serbe duke vënë në kontroll Veriun e Kosovës dhe ndarjen e saj. Në Beograd besuan se konjuktura ndërkombëtare është e favorshme për një skenar të tillë.

Një skenar i tillë ka ndodhur dhe më parë në Ballkan. 40 vjet më parë, në rrethana të ngjashme kryeministri i atëheshëm i Turqisë, Bulent Eçevit ndërmori pushtimin e Qipros. Eçevit shfytëzoi momentin, kur Shtetet e Bashkuara ishin në kaos total. Presidenti Nikson sapo kishte dhënë dorëheqjen dhe në Uashington pakujt i binte në mendje për ishullin strategjik në Mesdhe. Shtetet e Bashkuara ishin të rraskapitura nga tre vitet e skandalit Watergate. Situatë jo fort e qëndrueshme ishte dhe në Britaninë e Madhe, vendi që ishte mandator i OKB për Qipron. Këtë vakuum në skakierën ndërkombëtare shfrytëzoi Eçevit. Mbretëronte një kaos total, jo vetëm në Këshillin e Sigurimit të OKB, por dhe vetë brenda vendimarrësve amerikanë kishte një skizofreni. Senati, nën influencën e lobit grek, aprovonte rezoluta ultimative kundër Ankarasë, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë dhe Departmaneti i Shtetit tregoheshin pragmatikë me Turqinë, ku ishin instaluar disa nga bazat më të rëndësishme ushtarake kundër Bashkimit Sovjetik.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Një vakuum të madh po jeton sërish Perëndimi. Në SHBA po ndryshon administrata dhe për momentin askush nuk mund të marrë vendime stategjike, në pritje të datës 20 janar, kur Donald Trump do hyjë në zyrën ovale. Qëndrimi i SHBA është ende i paqartë, nëse kemi parasysh deklaratat e Presidentit të zgjedhur, i cili ka bërë me dije që thuajse do përmbysë gjithë politikën e jashtme amerikane. Normalizimi i pritshëm i marrëdhënieve me Kremlinin dhe deklarata se NATO është një organizatë e dalë kohe, duket se i kanë dhenë zemër Beogadit të bëjë një test alla Eçevit. Ca më tepër që dhe Europa është në kaos pas Brexit dhe të gjithë i druhen një Frexit. Vuçiç e hodhi hapin e parë të skenarit. Treni ishte një ballon prove. Nëse do kalonte merret me mend se çfarë do kishte më pas.

Simetria me Qipron është thuajse e njëjtë. Vetëm diçka duhet t’i jetë kujtuar Vuçiç, kur urdhëroi kthimin pas të trenit, mbi të cilin ishte shkruar në të paktën 20 gjuhë të botës “Kosova është Serbi”; KFOR dhe Bondsteel, baza më e madhe amerikane ushtarake në Europë, e cila ende vazhdon të jetë aty.

Në fakt, përtej zhurmës së trenit, Kosova kurrë nuk ka qenë e çliruar nga Beogradi. Me një kolaboracionizëm të gjithë atyre që e kanë qeverisur 18 vjet Kosova është një koloni serbe. Gati gjithçka që konsumohet në Kosovë importohet nga Serbia. Tashmë luftërat nuk bëhen për territore, por për tregje. Klintoni, të cilin në Kosovë e adhurojnë si shenjtor, ka thënë: “It’s economy, stupid”. Dhe këtë luftë Serbia e ka fituar. Të gjitha indekset tregojnë se dhe për një kohë të gjatë Kosova do jetë një apendiks i ekonomisë serbe.

Ky është krimi më i madh i qeveritarëve të Kosovës. Për shkak të injorancës dhe makutërisë së tyre përshtatën modelin e administrimit të qeverive shqiptare të tranzicionit. I janë paguar prurësit më të parë. Qindra fabrika që ishin ndërtuar gjatë viteve ’70 u privatizuan në mënyën më kriminale, për një copë bukë dhe pa asnjë plan biznes. Gati asgjë nuk prodhohet. Shumica prej tyre janë kthyer në magazine shumice të grosistëve që importojnë mallra nga Serbia. Këta të fundit janë oligarkët e Kosovës, shkaktarët e fatkeqësisë së saj. Përmes tyre Beogadi mban Kosovën të pushtuar. Tek e fundit çfarë do t’i duheshin ushtarët në Kosovë. Vetëm kosto do të ishte. U mjafton simbioza e oligarkëve me qeveritarët për ta patur koloni të tyre shtetin më të ri të botës.

Në Prishtinë, të gjithë ua dinë emrat, por thuajse askush nuk i shqipton. Oligarkët, ashtu si dhe në Shqipëri, kanë blerë mediat. Kontrabanda gëlon dhe mallrat serbe hyjnë pa doganë në Kosovë. Natyrisht, dogana paguhet diku gjetkë. Oligarkët e Kosovës, ashtu si dhe ata të Shqipërisë. kanë arritur një fuqi të tillë sa tallen me qeveritarët. Përmes rrjeteve sociale vijnë lajme që as në Kolumbi nuk kanë ndodhur. Bërja synet e djalit të njërit prej dy oligarkëve më të mëdhenj gati sa nuk u kthye në festë kombëtare. 500 të ftuar, gjithë paria e Prishtinës ishte aty, ministrat po e po. Qershia mbi tortë e ziafetit ishte talenti që shpëtheu si këngëtar i zëvendëskryeministrit të kohës, kur u organizua festa, Hajredin Kuqit. Askush s’ka të dejtë të përgojojë festat, por jo ato, ku njerëzit shikojnë lakuriq si shteti është i kapur nga kompania që pas Kosovës po mbush dhe tregun e Shqipërisë me krundet e magazinave të ushtrisë serbe që i shet për miell. Të lë shije të hidhur, kur shikon se si ky oligark, përmes Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës, i vuri embargo qumështit që vinte nga Shqipëria. Në fakt, domethënia e asaj feste nuk ishte bërja synet e djalit, por e qeverisë.

Kulmi ndodhi ditë më parë. Një tjetër oligark, një nga dy eksportuesit më të mëdhenj të mallrave serbe, me të cilat u bë njeriu më i pasur i Kosovës, Ramiz Kelmendi u emërua zëvendëskryeministër i saj. Ujkut ju varën mëlçitë në qafë. As në kohën e Jelcinit, oligarkët nuk patën kaq shumë pushtet. Përveç ekonomisë së varur nga Serbia, Kelmendi do kontrollojë dhe shtetin. Korrigjimi i bilancit të pagesave të Kosovës me Serbinë nuk ka se si të jetë prioitetet i tij. Nuk mund të ketë konflikt interesi më ulëritës.

Kthimi i Kosovës në një koloni ekenomike serbe duhet të jetë shqetësimi kryesor i Thaçit dhe i Ramës. Deri tani nuk shikohet ndonjë rezultat. Shqetësimi i vetëm që kanë treguar ka qenë dekori i sallës së atyre fare të pakta mbledhje të pëbashkëta qeverie. A thua se janë dizenjatorë ndërmarjeje të kohës së komunizmit dhe jo drejtues shteti. Krijimi i një tregu të pëbashkët me ekonomi prodhuese duhet të jetë shqetësim i tyre kryesor. Për sa kohë që Bondsteel është aty, gjithçka tjetër është folklor.

Etiketa: BondsteeldizenjatorëfolklorHashim ThaciIlir Babaramooligarkramiz kelmendiReuters

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Panariti: Nuk lejojmë më gërmimet në shtratin e lumenjve

Panariti: Nuk lejojmë më gërmimet në shtratin e lumenjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com