Përtej perdes së privatësisë, për ca vota më shumë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përtej perdes së privatësisë, për ca vota më shumë…

16:44 | 20/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Evis Nasto

Të përfshira ose jo në politikë, gratë janë një pjesë e rëndësishme e jetës private të liderëve që ndriçohen nga projektorët e opinionit publik, veçanërisht gjatë fushatës. Studiuesit e Shkencave Politike në Universitetin e Harvardit tregojnë se jeta private e liderëve është një faktor kyç që përcakton mbështetjen në shoqëri, megjithëse jo gjithnjë ndodhitë personale ndikojnë në aktivitetin politik. Të gjithë kujtojnë rënien e popullaritetit me të njëjtën shpejtësi që ecte çdo mëngjes me motoçikletën e tij, ish presidenti francez Francois Hollande, kur shkonte për të takuar aktoren Julie Gayet me të cilën kishte një lidhje jashtëmartësore. Publiku e dënoi njësoj sikurse paraardhësin e tij Sarkozy për lidhjen me Carla Bruni, derisa kjo e fundit u martua me të dhe patën edhe një fëmijë. Vetëm në këtë moment, popullariteti i Sakorzy nisi të rritej.

Megjithëse jetojmë në kohën kur flitet për lirinë e orientimit seksual, martesat gay, birësimin e fëmijëve prej tyre, marrëdhëniet e hapura në çift, të drejtën për të bashkëjetuar dhe jo për t’u martuar, për të besuar në dashurinë e përjetshme ose jo, kur vjen fjala për figura publike që kërkojnë të zgjidhen si përfaqësuesit tanë, ndjeshmëria ndaj tradicionales dhe konservatores ngre krye. Falja që Hillary Clinton i bëri tradhëtisë publike të të shoqit ishte thelbësore për fitoren e dytë të mandatit të ish-presidentit Bill Clinton. Një burrë i penduar përpara bashkëshortes që merr një mundësi të dytë për të rifituar familjen që kishte humbur, tingëlloi shumë herë më i besueshëm për 49.2 % të amerikanëve që e zgjodhëm atë, kundrejt rivali të tij republikan Bob Dole. (Michael Nelson, Rhodes College, Political Science) Janë pikërisht këto raste që evidentojnë fuqinë që ka një portret familjar i kryetarit të një force politike apo e një kandidati për një post publik për t’i çuar ata drejt fitores. Nda0,j jo pa arsye, kur na duhen edhe 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, ekranet e mediave shqiptare u pushtuan nga portrete me ngjyra të ngrohta familjare të dy kandidatëve për kryeministër, zotit Edi Rama që aspiron për thyer tabunë e mandatit të tretë dhe zotit Lulzim Basha që synon të sjellë ndryshimin e drejtimit politik të vendit.

Read more

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –

Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –

Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –

I shpenguar dhe i qetë në rrëfimin e tij, zoti Rama tregoi përpara shqiptarëve copëza nga jeta private, duke ndriçuar ato aspekte që me mjeshtërinë e një njohësi të mirë komunikimit publik, plotësojnë imazhin e tij si lider. Shumë fjalë për gjyshen katolike të devotshme, për gjyshin atdhetar, babain si një burim frymëzimi, nënën si një kult ardhurimi, bashkëshorten e dytë si bekim dhe fëmijët si gëzim dhe sadisfaksion. Fare pak fjalë për disfatat, frustimet nga humbjet, raporte të thyera prej një temperamenti shpërthyes, pengjet e mëdha dhe shumëçka tjetër që tashmë ndodhen të zhytura në thellësitë e ujërave të së asaj pjese të së kaluarës që nuk e bën të ndihet fort krenar me veten. Një hipersensitiv me plot pasiguri, i kamufluar pas arrogancës, ndoshta me më shumë pika të dobëta sesa rivali i tij politik, zoti Rama dëshmoi dhe një herë në këtë intervistë televizive aftësinë e administrimit të natyshëm të vetvetes, duke u shfaqur ashtu sikurse shqiptarët do të donin ta shikonin: Lakuriq, por i fotografuar vetëm në atë pjesë të trupit që ai do të pranonte të nxirrte. Njësoj sikurse jeta e tij private, e cila është ndriçuar këto 30 vite nga projektorët e opinionit publik me ulje e ngritje, plot ekstravagancë dhe antikonformizëm, por që zoti Rama kërkon ta rrëfejë bukur, a thua se po flet për të për herë të parë për të.

Rrëfime nga jeta private tentoi të përcillte në të njëjtën ditë, nga një ekran tjetër edhe kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha. Në krah të tij, bashkëshortja e kahershme, dashuria e vjetër e gjimnazit, që nuk u zhbë nga distancat gjeografike, zonja Aurela Basha. Një grua që ka zgjedhur të mos jetë publike për vlerat dhe aftësitë profesionale që mbart, por të mbështesë sa herë që e do nevoja bashkëshortin e saj, sikurse ndodhi dhe në këtë intervistë të përbashkët televizive. Të kujdesshëm përpara kamerave, edhe pse ishin aty për të zbuluar pjesë nga jeta e tyre private, çifti Basha nuk ia doli të ishte aq i natyrshëm në rrëfimin e përbashkët të njohjes së tyre. Duke kërkuar njëri-tjetrin me sy në çdo përgjigjie që jepnin, çifti Basha përcolli ndjesinë e një vetëkontrolli, pikërisht atë që rivali i tij e shet i vetëm për natyrshmëri. Në këtë qasje të kandidatit për kryeministër, zoti Basha zbuloi pasionin e tij për muzikën në diskoteka, raportin me nënën si mësuese në të njëjtën shkollë ku ai mësonte, sfidat e një jetese studentore jashtë vendit, mendësinë e një djali serioz që zgjedh të ruaj traditën e kërkimit të dorës për martesë bashkëshortes së tij aktuale, si dhe qëndrueshmërinë e ruajtjes së një marrëdhënie dashurore në distancë. Pak fjalë për kompromiset që i është dashur të bëjë për të mbijetuar, për zhgënjimet që përjeton çdo i ri, kur vjen nga jashtë me aspirata dhe detyrohet të përshtatet me një realitet krejt tjetër, për vulnerabilitetin që burojnë nga një temperament dukshëm i lëkundur në vendimmarrje kritike. Zoti Basha u shfaq në këtë kuadër fotografik, ashtu sikurse është prezantuar ngahera përpara shqiptaëve: me kostumin konvencional që ka zgjedhur të mbajë që ditën kur hyri në politikë 16 vite më parë.

Me këto dy fotografi në dorë, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit këtë të dielë, sërish pa një përballje të vërtetë alternativash, pa një debat public, ku shpalosen platformat elektorale të dy kandidatëve për kryeministër. Në 25 Prill shqiptarëve u është qëllimisht të votojnë mbi përshtypje personale të krijuara nga diktati i Marketingut Politik, njësoj sikurse ftohen të shkojnë në qendrat tregtare për të blerë në një ditë me skonto të mëdha, jo produktin më cilësor, por atë që shitet më lirë. Megjithëse nuk duhet harruar se në rastin e zgjedhjeve, shitblerja është e ndërsjellë, sepse ditën që blejmë një ofertë të lirë politike, duke e gjykuar vetëm nga ngjyrat e amballazhit, kemi shitur edhe të drejtën tonë për t’u ankuar në katër vitet e ardhshme!

Etiketa: Carla Bruniedi ramaEvis NastoFrancois HollandeJulie GayetLulzim BashaPërtej perdes së privatësisë për ca vota më shumë…privatesivota

Të Lidhura

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –

nga 27
23:10 | 10/12/2025
0

Reali i Madridit është mposhtur nga Manchester City brenda në “Bernabeu”, me rezultatin 1-2 në sfidën e raundit të gjashtë...

Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

nga 27
22:48 | 10/12/2025
0

Në një intervistë në News24, ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari foli për pezullimin e Belinda Ballukut. Gjatë intervistës, Havari u...

Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –

Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –

nga 27
22:22 | 10/12/2025
0

Ajax merr 3 pikët e para në Ligën e Kampioneve dhe kjo vjen në momentin më të vështirë të tij....

Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –

Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –

nga 27
22:02 | 10/12/2025
0

Reali i Madridit pret Manchester Cityn në “Santiago Bernabeu”, në sfidën e raundit të 6-të të Ligës së Kampionëve. “Los...

Para
Yuri Kim: Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje

Ambasada e SHBA kthen përgjigje për Tom Doshin, Prokuroria triblon: Presim informacion dhe nga Interpol

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –

23:10 | 10/12/2025
Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

22:48 | 10/12/2025
Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –

Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –

22:22 | 10/12/2025
Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –

Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –

22:02 | 10/12/2025
KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha –

KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha –

21:24 | 10/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –
  • Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –
  • Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –
  • Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –
  • KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha –
  • Mijëra njerëz protestojnë sërish në Bullgari për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –
  • Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com