Personalitete europiane të politikës e artit me kostume shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personalitete europiane të politikës e artit me kostume shqiptare

21:51 | 29/04/2017
në Gossip
0

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Fotografitë e 20 personaliteteve europiane të artit, televizionit, diplomacisë , albanologjisë kulturës e sportit, veshur me kostumet popullore shqiptare u ekspozuan mbrëmjen e djeshme në ekspozitën e fotografit Roland Tasho në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në Tiranë.

E titulluar “Përtej kostumeve” ekspozita u hap në kuadër të ciklit të ri me prezantime fotografike të artistëve të njohur të imazhit, vendas e ndërkombëtarë “Shqipëria nga brenda dhe jashtë”.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm artistë, fotografë, përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve të integrimit , organizatave ndërkombëtare, medias, shoqërisë civile e studentë.

Me petkun tradicional të veriut e të jugut , diku me tirq e diku me fustanellë , përtej “kostumeve”të diplomatit, gazetarit, këngëtarit , komisionerit europian, trajnerit, albanologut, kineastit apo artistit, shfaqen figurat e Bruno vespës, Riccardo Cocciantes, Gianni de Biasit, Ulrike Lunacek, Eduard Kukan , Stipe Mesiç, Tahseen Sayed, Antal Heizer e të tjerëve me radhë. Fotografi të tilla që rrëfejnë histori të Europës e Shqipërisë shkojnë përtej asaj që kap objektivi dhe në mënyrën më të thjeshtë, ndërtojnë ura e afrojnë mendësi.

“Është e vështirë t’i arratisesh madhështisë së veshjeve shqiptare”, thoshte Edith Durham.Duke prezantuar për publikun një projekt shumëvjeçar , kjo ekspozitë është për autorin “një kremtim i Shqipërisë, po aq sa është një kremtim i Europës”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD deri më 13 maj 2017. Ajo organizohet në kuadër të Ditës së Europës, në 9 maj, e cila përkujton fitoren e Bashkimit Evropian, të ngritur mbi vlerat e ndërsjella dhe respektin për dinjitetin njerëzor.

Roland Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982 dhe pas 20 viteve punë në media , sot është profesionist i lirë .

Që nga 1992 ka realizuar më shumë se 60 ekspozita brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke e prezantuar vendin në shumë qytete të botës. Ka botuar 10 albume fotografike, projekte që pasqyrojnë udhëtimet e tij në Itali, Zvicër, Francë, SHBA dhe Greqi, ku ka takuar e pasqyruar punën e emigrantëve shqiptarë. Albumet janë cilësuar një iniciativë e vyer në ndërtimin e urave të komunikimit mes popujve, të cilët historia i ka bashkuar. Është nderuar me 6 çmime kombëtare e ndërkombëtare.

/koha.net/

Etiketa: artikostume tradicionalepersonalitete europianepolitika

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Vazhdoni ju, vazhdoni, pa ne s’keni ku shkoni!

Vazhdoni ju, vazhdoni, pa ne s'keni ku shkoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

10:22 | 16/05/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026
Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –
  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –
  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com