Një pikë e këmbimit të valutës është grabitur mbasditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Fierit.
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të grabisin një sasi parash, e cila ende nuk bëhet e ditur.
Grabitësit kanë arritur të largohen me shumën e parave, ndërsa policia ende nuk ka informacione për gjurmët e tyre.