Policia e kryeqytetit ka arrestuar E. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, menaxheri i lokalit, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe A. R., 37 vjeç, klient në lokal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në kërkim u shpall pronari i lokalit, shtetasi I. Ç., 48 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer ne bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. N., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.