Përse pro parkut?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse pro parkut?!

16:08 | 24/03/2016
në Uncategorized
0
SHOQERIA CIVILE PROTESTE PER PARKU - Perfaqesues te shoqerise civile, gjate nje proteste prane parkut te Liqenit Artificial, ku Bashkia e Tiranes ka filluar punimet per ndertimin e nje parku lojerash per femije.	/r/n/r/nCIVIL SOCIETY PROTEST TO ARTIFICIAL LAKE - Representatives of civil society, during a protest at park near the artificial lake, where the Municipality of Tirana has started work on construction of an amusement park for children.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Marjon Gorica

Prej javësh tashmë në Tiranë oshëtijnë zëra, shpesh herë duke bërë dhe rrëmujë të pa shoqe mediatike, e gjitha për një arsye të vetme, për parkun. Është një iniciativë tanimë e një grupi personash, të cilët më së tepërmi duan të reklamohen mediatikisht sesa të mbështesin një nisëm të tillë. Jam i sigurt që një pjesë e atyre personave, të cilët kanë protestuar deri më sot nuk kanë patur asnjë informacion mbi një investim të tillë në zonën e liqenit artificial . Më vjen keq tek shihja persona që dhunoheshin, madje shpesh herë dhe me njëri-tjetrin. Më vjen akoma më tepër keq kur këta “demonstrues” përvetësonin protestën duke larguar njerëz të tjerë. Dhe unë mund të jem kundër tij e të dal të protestoj, apo kushdo tjetër të kërkojmë të drejtën tonë. Kush janë ata që të na largojnë neve? Jam njohur jo keq me investimin tek parku i liqenit, një investim vërtet i madh, me një vlerë goxha të konsiderueshme. Mbase unë mund të isha kundër këtij investimi, por ja që nuk ndodh kështu. Nuk i kundërvihem këtij investimi për shumë arsye, dhe pse disa mund të më mendojnë si militant apo simpantizant i Erion Veliaj me kompani, por nuk është aspak kështu. Jam pro parkut, jam pro investimeve që zhvillojnë infrastrukturën në zona të ndryshme, jam pro ambjenteve për mundësi qetësimi, çlodhje apo argëtimi. Jam pro parkut për fëmijë. Sot në Tiranë mungojnë parqet publike. Shumë prej nesh e dinë mjaft mirë që parqe dhe kënde lojërash ndërtohen në ambjente ku ka gjelbërim dhe ajër të pastër, fundja të gjithë atë kërkojnë e pikërisht ky vend është i përshtatshëm për vetë faktin, sepse njerëzit nesër do të kenë një arsye më tepër për të dalë nga parku i liqenit. Deri më sot përveçse të ecësh apo të vraposh në atë zonë nuk ke arsye tjetër për ta vizituar. Duke qënë shumë pranë qendrës së Tiranës, në një zonë kyçe, me qindra prindër do të nxjerrin aty fëmijët e tyre, për të luajtur e të dëfrehen paksa. Unë jam një i ri që prej vitesh e frekuentoj zonën e liqenit për veprimtari fizike, eci e vrapoj në atë park çdo ditë duke zhvilluar një veprimtari të përditshme në atë zonë, kam konstatuar që vërtet ka nevojë për një dorë zhvilluese, ka nevojë për rehabilitimin e pistës së vrapimit. Ka nevojë për hapjen e “shtigjeve” të reja nëpër mes parkut e kjo jo vetem duke qënë në baltë, por do të ishte mirë rrugica asfalti apo pllaka, pasi në rast rreshjesh për ditë të tëra nuk mundet të kalosh përmes parkut. Duke u krijuar një park i tillë dhe vizitueshmëria e kësaj zone do të jetë më e madhe. Prej kohësh kam konstatuar që punojës të Gjelbërimit pranë Bashkisë së Tiranës po punojnë duke rehabilituar situatën me pemët dhe shkurret dhe kjo duhet vlerësuar. Nga kreu në fund të liqenit ka një ndryshim total, më parë vetëm në disa zona mund të shihje ujin e liqenit , ndërkohë sot të ofrohet një fushëpamje e qartë dhe arrin të dallosh mjaftueshëm dhe vijën fundore të ujit. Jam pro parkut, dhe për faktin se aty është fituar një tender për investim, është fituar një tender projektues e shumë e shumë veprime të tjera dhe çdo veprim e ka një vlerë, por këto vlera janë të ardhura tonat. Kështu që në rast se sot ndërpriten punimet për ndërtimin e këtij parku, fondet që kanë shkuar për kompanitë projektuese ikin dëm, pasi projekti i tyre kurrë nuk u zbatua dhe çfarë fituam ne? Në rast se ky projekt dhe investim ndërpritet këto kompani tenderuese a duhet të marrin një fond likujditeti? Patjetër që po, dhe pikërisht ky fond a do të rëndojë sërish në xhepat tanë? Do të rëndojë dhe me një arsye më tepër, do të na rëndojë si një investim i pa bërë. Pra, para të humbura për kapriço të një, dy apo tre ish-militantëve që dalin e bërtasin dhe jo pikërishtë për parkun, por sepse pushteti nuk ju ofroi gjë atyre. A e dini që dëmtimi i atyre rrjetave dhe rrethimi prej disa herësh i këtij kantieri krijon përfitime nga fondet rezervë? A e dini që ato makineri e pajisje që u dëmtuan dëmshpërblehen? Pra a e kuptohet ku ka degraduar kjo situatë? Të vjen më shumë keq, kur e mëson që aty ka persona që gjithë jetën e tyre nuk kanë dalë një herë të shëtisin në atë park apo të vrapojnë në të, qoftë dhe vetëm një herë. Parku të bëhet, sepse duhet.

Etiketa: fëmijëtfond likujditetiliqeniMarjon Goricaparkuprindërprotestuesitxhepatzonë kyçe

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ronald Gërçaliu, një austriak në Tiranë

Ronald Gërçaliu, një austriak në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com