Një sherr masiv ka ndodhur mes të burgosurve në Burgun e Rrogozhinës, ndërsa raportohet edhe për të plagosur.
Mësohet se të paktën 6 të burgosur janë përfshirë në konflikt në palestrën e burgut.
Njëri nga të konfliktuarit mësohet të ketë marrë dëmtime të rënda dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.