Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Lezhë-Torovicë.
Tek vendi i quajtur “Varrezat e Torovicës” janë përplasur një mjet tip Benz me drejtues 29-vjeçarin Mark Mllugjën. 29-vjeçari është përplasur me mjetin ciklomotor, me drejtues 54-vjeçarin Llesh Metohija, banues Torovicë.
Për pasojë, ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit i cili ndodhet në spitalin rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve.