Përpjekjet për bashkimin e Çamërisë me shtetin amë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpjekjet për bashkimin e Çamërisë me shtetin amë

08:54 | 19/08/2016
në Uncategorized
0

Nga Alba Haruni

Lëvizjet politike gjatë Konferencës së Paqes në Paris 1919 dhe letra e imzot Luigj Bumçit

Masat thellësisht të padrejta si famëkeqja “reforma agrare”, e cila u zbatua në mënyrë të veçantë në Çamëri, ku u rrëmbeu shqiptarëve që u degdisën në Anadoll me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijëra rrënjë ullinj, të cilat u bënë pronë të elementëve grekë, ishin në kundërshtim të plotë me nenin 6 të Traktatit të Paqes. Këto e detyruan popullsinë myslimane të krahinës së Çamërisë të mërgojë duke lënë pasuritë e paluajtshme, fushat e tyre në duart e çetave terroriste greke.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

unnamed (1)
Çamëri, viti 1919

Zgjedhja e mërgimit drejt Turqisë u bë për disa arsye. Një pjese Turqia iu paraqit si parajsë, të tjerë u gënjyen në aspektin e përkatësisë fetare duke u manipuluar në mënyrë të padrejtë nga disa klerikë vendas. Por, një nga arsyet për të mos iu drejtuar Shqipërisë ishte, sepse deri në atë kohë pavarësia e Shqipërisë nuk ishte bërë zyrtarisht. Në atë kohë qëndrimi i tyre ishte mjet i vetëm për të ruajtur të drejtën e kërkimit të mëvonshëm të kombësisë shqiptare.

Në këto kushte kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, imzot Luigj Bumçi (atëherë ipeshkëv i Lezhës) i drejtohet kryetarit të kësaj konference Zhorzh Klemenso, më 25 Korrik 1919, të ndërhyjë tek shteti grek për shfuqizimin e dekretit të marsit 1918 dhe për pasojë pengimin e dëbimit të shqiptarëvë myslimanë, të cilët dëshirë të vetme kanë bashkimin më tokën amë, Shqipërinë.

“Pra nevojitet që dëbimi i tyre nga territori grek të shyhet deri në çastin kur kufijtë e Shqipërisë do të jenë caktuar nga Konferenca e Paqes. Por, ndërkohë është e nevojshme, sipas nenit 6 të Traktatit të paqes turko-greke, i cili përputhet me parimet më të shenjta të drejtësisë që asnjë pengesë të mos vihet nga qeveria greke për tjetërsimin e lirë të pasurive të tyre të luajtshme e të paluajtshme”, shkruan imzot Bumçi.

Në të njëjtin memorandum kërkohet nga Konferenca e Paqes që Greqia të paguajë dëmshpërblimet për djegien e fshatrave shqiptare në jug të Shqipërisë. Gjithashtu, në një memorandum tjetër, të cilin delegacioni shqiptar ia dërgoi Këshillit të të Dhjetëve më 24.12.1919, u denoncua padrejtësia greke, sipas së cilës të krishterët ortodoksë të konsideroheshin grekë duke përdorur besimin fetar si instrument shtypjeje.

Vetë përfaqësuesit e Çamërisë Arif Çami, Ahmet Çami, Qemo Preveza, Xhevit Ajdonati me një letër drejtuar Zhorzh Klemanso dhe kopje drejtuar Udrou Uillson, President i SHBA, shkëlqesisë së tij Llojd Xhorxh, kryetarit të Këshillit të Ministrave të Madhërisë së Saj Britanike; shkëlqesisë së tij Orlando, kryetarit të Këshillit të Ministrave të Madhërisë së tij Mbretit të Italisë, ndër të tjera shkruajnë:

“Nëse popullsia e Çamërisë do të kishte shumicë greke, si do të shpjegoheshin krimet dhe padrejtësitë e padëgjuara të kryera nga Greqia kundër popullsisë paqësore të kësaj krahine. Përse qeveria greke nuk i ruajti pronarët e këtyre krahinave të gëzonin per 5 vjet të ardhurat e tyre? Përse kësaj popullsie i ishte hequr e drejta të siguronte bukën e gojës? Përse u lanë të vdisnin urie mijëra banore të Çamërisë fatkeqe? Përse u ndalohej shitblerja dhe hipotekimi i pasurive dhe detyroheshin të shpërnguleshin pa gjyq? Për më tepër ne mund ta provojme me plebishit kombësinë tonë shqiptare.”

unnamed

Po kështu, përfaqësuesit e komitetit irredent të shqiptarëve iu drejtuan përfaqësuesit te Italisë në Konferencën e Paqes në Paris, ku i dëshmuan se shqiptarët nuk i kanë rreshtur kurrë përpjekiet që tokat e marra padrejtësisht nga shteti fqinj grek, tu ktheheshin përsëri shqiptarëve. Shteti shqiptar kishte vërtetë nevojë për qytetet si Preveza dhe Janina, për të patur një kufi jugor sa më strategjik. Barazpesha në Ballkan nuk mund të arrihet kurrë pa u bërë i mundur bashkimi kombëtar brenda një shteti të vetëm. Zgjidhja e drejtë e kufijve jugor të Shqipërisë do t’i jepte fund konfliktit greko-shqiptar që lindi më 1913 dhe do të ndihmonte për forcimin e paqes në Ballkan. Në lidhje me këtë ata paraqitën dhe statistikat e kufijve dhe të banorëve të Çamërisë:

Në Jug – Deti Jon

Në Lindje – Luc, Kukul, Vladar, Qafa e Cjapit

Në Veri- Korican, Fortesa e Sulit, Kakosuli, Kurila, Shkalla, Mali i Selanit, Mikla, Kalama

Në Perëndim- Shteti shqiptar siç u përcaktua nga Konventa e Firences 1913

***

Filat– 22348 shqiptarë dhe 6125 grekë

Gumenicë – 10126 shqiptarë dhe asnjë grek

Ajdonat – 13780 shqiptarë 2575 grekë

Margëlliç – 15723 shqiptarë dhe asnjë grek

Pargë – 800 shqiptarë dhe 500 grekë

Totali – 62777 shqiptarë dhe 9200 grekë

Në shtojcën e dokumentit ata tregojnë se pronat dhe çifligjet janë sekuestruar nga fermerët grekë me ndihmën e shtetit grek dhe për këtë padrejtësi ju mohohet edhe e drejta për të patur avokat mbrojtës.Të gjitha këto padrejtësi shoqërohen dhe me dhunime fizike, çnderime, burgosje dhe vrasje duke treguar natyrën e rregjimit despotik të shtetit grek.

Protesta të shumta kundrejt këtyre padrejtësive dhe në përkrahje të vëllezërve çamë u bënë edhe në qytetet e Shqipërisë si në Fier,  Berat, Lezhë, Elbasan, të cilat u drejtoheshin kryesisë së Konferencës së Paqes më shpresën “se ndarësit e drejtësisë së popujve do ta kursejnë kombin shqiptar kaq të dërmuar këto vitet e fundit në luftën e tij të shenjtë për çlirim”.

Etiketa: Ahmet ÇamiAlba HaruniArif Çamibashkimi i Çamërisëimzot Luigj BumçipërpjekjetQemo Prevezashteti amëXhevit Ajdonati

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rama-Meta takim pas Amerikës….

Gara e Dibrës nuk është një çështje lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

08:28 | 26/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025
Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

07:58 | 26/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

07:42 | 26/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025
  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com