Përndjekësit e rinj të Zhitit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përndjekësit e rinj të Zhitit

05:22 | 05/02/2016
në Opinion
0

Nga: Mero Baze

Në edicionin qëndror të lajmeve të TV Klan, pati një koment të ashpër ndaj një zyrtareje të Ministrisë së Kulturës, e cila qënkësh në Itali dhe merrte ende rrogën në Ministri. U bëra kurioz, se nuk para të ndodh të dëgjosh sulme mbi qeverinë nga TV Klan, dhe sidomos për gjëra korruptive. U interesova për kë bëhej fjalë.

E vërteta ishte e dhimbshme, ndërsa arsyeja e sulmit ndoshta më perversja dhe klientelistja që mund të ndodhë në një vend, ku ende kësaj qendre agjitopropi, i lejohet të quhet televizion kombëtar, por që merret me hallet e një katundi në Lezhë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Historia është e thjeshtë. Sulmi i paprinciptë dhe tonet e larta kundër “korrupsionit” të Ministrisë, bënin fjalë për Eda Zhitin, zonjën e Visar Zhitit, e cila nuk e ka mbledh veten nga humbja tragjike e të birit dhe disa herë është detyruar të kurohet për depression, deri tentim vetëvrasje në Itali.

Tragjedia e familjes Zhiti ka në qendër dy prindër, të cilët një zot e di ku e gjejnë forcën që janë ende në këmbë, pas humbjes së djalit të vetëm 20- vjeçar. Pas tragjedisë, kryeministri Rama emëroi Visar Zhitin ambasador të Shqipërisë në Vatikan, por emërimi u kundërshtua me egërsi nga presidenti Bujar Nishani.

Nuk ishte një çështje tërësisht politike, siç deshën ta paraqesin komunistët e PD, si një lloj “flirti” të Zhitit, ish i burgosur, me këta “ish- komunistët”, por një arsye tërësisht banale, si çdo arsye e Bujar Nishanit, tërësisht klienteliste dhe katundareske. Bujar Nishani ka të punësuar në Presidencë një nuse të Frangajt, dhe emërimi i Zhitit në Vatikan, linte pa punë motrën e Frangajt, një nëpunëse mediocre, e emëruar aty për shkak të vëllait shërbëtor qeverish dhe e mbetur aty për turp të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Kaq banale ishte kjo histori, sa u politizua dhe debati u orientua jo rreth një nëpunëse mediocre, që nuk meriton të jetë asnjë orë në ambasadë, por rreth faktit nëse ka tradhtuar Visar Zhiti, si ish- i burgsur apo jo. Dhe si pëfundim, Visari nuk u dekretua ambasador.

Zonjës së tij, e cila si nënë, nuk po e përballon dot ende fatkeqësinë, i është dashur të shkojë të marrë regjim spitalor në Itali, dhe ministrja Kumbaro ende nuk ja paska shkëputur marrëdhëniet e punës. Për këtë qendra e zërit e Frangajve, ka dhënë kushtrimin për korrupsion, dhe kërkon, që ose t’i hiqet rroga zonjës Zhiti, ose të penalizohet ministrja Kumbaro. Dhe arsyeja është përsëri Visar Zhiti dhe prania e tij në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan, i cili pengon ëndrrën e motrës së Frangajve për të shkuar edhe më lart (Zoti na ruajt, dhe kjo mund të ndodhë).

Visar Zhiti është nga ata ish- të dënuar politik të komunizmit, që e ka të pastër historinë e dënimit dhe mbijetesës. Ai hyri dhe doli nga burgu një poet i ndjerë, dhe i injoroi persekutorët e vet të komunizmit, dhe kur i kishtë në të njëjtën tavolinë pas viteve ‘90.

Por, tashmë në horizont, që pas fatkeqësisë së tij familjare, janë shfaqur disa përndjekës të tjerë, dhe këta janë Frangajt, të cilët nuk quajnë fatkeqësi humbjen e një djali të vetëm, por humbjen e vendit të punës, tërësisht të pamerituar, për një familjar të tyre. Meqë profili i lartë i Zhitit, i la pa arsye argumentat për t’u krahasuar, tani angazhohet një medie me liçencë kombëtare, të përndjekë gruan e tij, me shpresë se do ta rikalojë në depresion dhe do t’i detyrojë Zhitët më në fund të dorëzohen para fatit të Frangajve dhe t’i hapin rrugën mediokritetit, klientelizmit dhe pafytyrësisë së një njeriu, që shkel dhe mbi kufoma për pasionin e tij ndaj pushtetit.

Kjo është përndjekja e dytë më e ndyrë, më e rëndë, më fyese, më poshtëruese dhe më e pamëshirshme, që i bëhet Zhitit, jo më në emër të ndonjë ideali, por për shkak të vlerës që ai ka dhe asaj që meriton të marrë nga shteti shqiptar, dhe që është pengesë për Frangaj dhe Nishanin.

Dhe nazistët do ta kishin zili këtë përndjekje dhe këtë torturë ndaj kundërshtarëve të tyre, përndjekje që dëshmon çdo të thotë ta lësh shoqërinë në dorë të Frangajve, kur pushteti e lë të ndjehet si zagar gjahu./gazetatema.net/

Etiketa: Mero BazeMinistria e kulturesPDVisar Zhiti

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dhëmbë të rëna në median online

Dhëmbë të rëna në median online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com