Ndërsa nuk ndalen rastet e dhunës dhe abuzimit ndaj vajzave në vend, të rinjtë shqiptar nuk “zënë mend” as kur dalin në vendet europiane. Një 23-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë italiane, pasi përndiqte dhe kërcënonte ish-të dashurën. I riu e kishte të ndaluar të takonte ish-të dashurën pas pajisjes me urdhër mbrojtjeje nga kjo e fundit.
Duke anashkaluar ligjin shqiptari i është afruar ish-të dashurës e cila e kishte denoncuar disa herë për dhunë dhe përndjekje. Ndaj shqiptarit është vendosur masa e arrestit të shtëpisë deri në përfundimin e hetimeve.